RMV, dy ndërmarrje turke konkurrojnë për partneritet publiko-privat për sistemin e shpërndarjes së gazit natyror

Në seancën e 24-të të Qeverisë, është rishikuar dhe miratuar informacioni dhe raporti në lidhje me aktivitetet nga faza e parë e dialogut konkurrues për dhënien e një kontrate për krijimin e një partneriteti publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në vend, informuan nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Bazuar në raport, Qeveria solli vendim për përzgjedhjen e kandidatëve “Aksa Dogalgas Dagiti AS” nga Republika e Turqisë dhe “Palmet Energy Anonymous Shirketi” gjithashtu nga Turqia, sipas të cilit njëra nga këto kompani do të ftohet të marrë pjesë në fazën e dytë të dialogut konkurrues, gjegjësisht për pjesëmarrje në procedurën e tenderit deri në zgjedhjen përfundimtare të një kompanie  me të cilën do të vendoset partneritet publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë Veriore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shpallja për thirrje të partneritetit publiko-privat ka filluar qysh në shkurt të këtij viti, kur Ministria e Ekonomisë më 13 të po të njëjtit muaj shpalli thirrjen publike për dhënien e kontratës për vendosjen e partneritetit publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror.

Siç deklaroi atëherë ministri Bekteshi, realizimi i këtij projekti është rreth 300 milion euro dhe do të implementohet në tre faza në një dinamikë të paracaktuar.

“Sipas kushteve që do duhej të plotësonin investitorët e interesuar për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Ekonomisë janë: të paktën pesë vjet përvojë në shpërndarjen e gazit natyror, të paktën 100 mijë përdorues të lidhur në sistemin e tyre të shpërndarjes, të kenë shpërndarë të paktën 3 miliardë m3 në 3 vitet e fundit, dhe të paktën 150 milion euro  të ardhura vjetore në 3 vitet e fundit.” tha Bekteshi.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme bëri shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe anëtarëve në institucionet shtetërore që janë nën kompetanca të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button