RMV, vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 24-t emëroi Muhamed Zekirin për sekretar general në Qeveri, transmeton Portalb.mk. Në këtë seancë qeveria vazhdoi edhe me shkarkimet dhe emërimet në institucionet tjera.

Qeveria në këtë seancë miratoi edhe propozim-ligjin për regjistrimin e veturave të huaja me ulje të shpenzimeve për 50%, propozim që do të dorëzohen në Kuvend për miratim. Kjo vlen për gjithë veturat që kanë hyrë në vend prej 1 tetorit dhe janë së paku me standard Euro4. Qeveria vlerësoi se më këtë ndryshim, do të ketë të hyra prej 25 milionë euro në vendin tonë.

Qeveria ka ndarë 120.6 milionë denarë për investime kapitale në projektet e komunave.

Në seancë u shqyrtua dhe miratua informacioni në lidhje me fazën e parë për partneritetin publiko-privat për sistemin e shpërndarjes së gazit natyror në RMV.

Me propozim të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve është shpërndari fondi prej 74.5 miliardë denarë në komuna për ndërtimin e rrugëve dhe bulevardeve, derisa për urbanizëm në komuna do të shpërndajë 46.17 miliardë denarë.

Qeveria gjithashtu angazhoi institucionet përgjegjëse që shpërndarjen e pensioneve ta organizojnë duke i ndarë në katër grupe pensionistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button