fbpx

RMV, u zbulua sasia më e madhe e granatave nga Lufta e parë botërore, nevojitet prishja e rrugës për nxjerrjen e tyre

Sasia më e madhe e granatave të pashpërthyera në Ballkan, që prej Luftës së parë botërore, raportohet nga SDK-ja se janë gjetur në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Për nxjerrjen e tyre vlerësohet se duhet të prishet edhe rruga.

Vetëm në pesë ditët e gërmimit janë nxjerrë 5 mijë granata të kalibrit 75 milimetra, derisa planifikohet që të gjenden edhe së paku 15 mijë.

Granatat e gjetura nga Lufta e pare boterore (foto SDK)

“Këtu nuk mbarojnë kufijtë e lokalitetit, ajo vazhdon edhe nën rrugën, me siguri ajo pjesë e rrugës nga e hënë do të jetë e mbyllur që të mund të vazhdojmë me punë”, deklaroi koordinatori për piroteknikë, Eftim Mitov, duke  theksuar se nuk dihet deri ku shkojnë kufijtë e kërkimeve.

Raportohet se granatat janë vendosur gjatë ikjes, që mos të shfrytëzohen nga kundërshtarët. Sipas Mitov, granatat janë të siguruara, përndryshe do të rrezikohej gjithë qyteti nga një eksplodim i tyre.

Raportohet se granatat do të asgjësohen në Krivollak muajin e ardhshëm, për çka kërkohet ndihmë edhe nga Ministria e punëve të brendshme dhe Armata.

Granatat e gjetura nga Lufta e pare boterore (foto SDK)
Granatat e gjetura nga Lufta e pare boterore (foto SDK)
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close