fbpx

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të regjistrojnë numër të madh të të infektuarve

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan gjithsej 609 raste të reja nga realizimi i 1590 testimeve, derisa në Shqipëri 744 raste të reja nga 2505 testime, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë ndërruan jetë 19 qytetarë të infektuar me Kovid-19 në Shqipëri, ndërsa 13 në Kosovë; derisa numri i pacientë të shëruar në Shqipëri është 436, ndërsa në Kosovë 350.

Shqipëria nga fillimi i pandemisë regjistron 177 705 testime, 34 300 raste positive, 16 666 të shëruar, 16 899 raste aktive, derisa gjithsej 735 pacientë kanë ndërruar jetë me Kovid-19. Në këtë periudhë, Kosova ka regjistruar 35 549 raste me Kovid-19 nga 134 3158 testime, 12 864 raste aktive, 21 746 të shëruar dhe 939 viktima që e humbën betejën me Kovid-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close