RMV, 204 persona me Covid-19 kanë ndërruar jetë për një javë

204 persona nga 24 qytete kanë ndërruar jetë ne periudhën prej 16 – 22 nëntor, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, që është rritje për 18.6 % në krahasim me javën e kaluar, thuhet në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk.

Sa i përket moshës, 155 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 26 të moshën prej 50-59, 18 raste janë regjistruar të grup moshës 40-49 dhe pesë raste të grup moshës prej 30-39 vjeç. Prej rasteve të vdekje 128 apo 62,7% janë hulumtuar nga epidemiologët. Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, javën e kaluar kumtoi se gjatë kësaj periudhe po hulumtohen tetë raste të vdekjes, prej të cilëve 7 janë pacientë më të ri.

Sipas institutit, në periudhën 16-22 nëntor, janë bërë 19.664 testime, që shënon rënie prej 6,3% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 7.486 raste të reja prej 35 vendeve të shtetit me rritje të lehtë prej 1,8% në krahasim me javën e kaluar. Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (3.255; 43,5%), me incidenca javore – 535,1/100.000. Në këtë periudhë, përqindja e rasteve pozitive nga testimet e realizuara ka qenë 38%.

Janë regjistruar persona të sëmurë të të gjitha grup moshave. Më së shumti të infektuar ka të moshës mbi 60 vjeç (24,3%). Një numër i madh i të infektuarve janë regjistruar edhe tek personat të grup moshave 40-49 (20.0%), 30-39 (19,7%), 50-59 (18,0%) dhe 20-29 (13,1%). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët 0-9 (1,6%) dhe 10-19 vjeç (3,8%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button