Aleanca për Shqiptarët ka propozuar katër masa kundër Kovid-19 deri te Qeveria e RMV-së

Për shkak të situatës jo të mirë me virusin korona në vend, departamenti i shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët sot përmes një konference për shtyp kanë propozuar katër masa të reja të cilat sipas tyre, duhet urgjentisht Qeveria ti ndërmarre në mënyrë që të zbutet situata aktuale, shkruan Portalb.mk.

Cilat janë propozimet e Aleancës për Shqiptarët?

  1. QKU “Nënë Tereza” në Shkup, të shpallet Zonë e Gjelbër ku do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucionet terciare, ndërsa COVID qendër e vetme në vend të jetë Spitali 8 Shtatori, me të gjitha kapacitetet e tij, ku do të trajtohen të gjithë të prekurit me virusin korona duke bërë riorganizim të kuadrit mjekësor dhe punës brenda në spital dhe njëherit urgjentisht të ndërtohen disa spitale modulare rreth këtij institucioni shëndetësor, duke rritur kapacitetet e shtretërve dhe të shërbimeve.
  2. Urgjentisht, kazerma “Ilinden” dhe Salla e sporteve “Boris Trajkovski” të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me COVID 19.
  3. Personeli mjekësor ushtarak nga radhët e Armatës së Maqedonisë së Veriut, të kyçen në mjekimin e pacientëve me COVID 19 në spitalet publike, dhe
  4. Të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, konkretisht të angazhohen mjekë me përvojë nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e COVID 19.

Nga kjo parti shprehin falënderime për të gjithë stafin të cilët janë në front të parë në luftën me virusin korona, duke i vendosur fokusin në dy probleme kryesore.

“Si parti dhe si departament duam të urojmë dhe t’i falënderohemi mjekëve dhe personelit tjetër ndihmës, për luftën dhe punën e pakursyeshme në nëntë muajt e kaluara, kundër kësaj murtaje të shekullit 21. Jemi duke kaluar periudhë të rëndë: në njërën anë me një armik të padukshëm dhe të rrezikshëm, e në anën tjetër, me politika shëndetësore joadekuate, konfuze dhe shumë të vonuara” deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe, deri më tani, gjithsej 313 319 teste të për Kovid-19 kryer në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 55 127, numri i pacientëve të shëruar është  32 894, numri i atyre që humbën jetën është 1546 dhe numri i rasteve aktive është 20687.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button