Xhaferi: Ideja nuk është që Kuvendi të punojë tërësisht online, por të kyçen vetëm deputetët me Covid-19 apo në izolim

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi sot deklaroi se opozita në kohë ka qenë e informuar me idenë për propozimin për punë të deputetëve nga distanca në rast se deputetët infektohen me Covid-19 apo duhet të vetizolohen. Ai potencoi se plotësimi i propozimit të rregullores së Kuvendit ka të bëjë me deputetët që kanë vendim nga ndonjë institucion kompetent dhe përderisa gjendja shëndetësore ua lejon që të kyçen online, përkatësisht nëse janë pa simptoma apo me simptoma të lehta, në mjekim shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja drejtuar deputetëve të opozitës është që të mbesin të kyçur në punën e Kuvendit. Të gjitha idetë janë komunikuar në kohë. Kemi biseduar për atë tre muaj. Kuvendi nuk do të punojë tërësisht online. Nuk është kjo ideja”, deklaroi Xhaferi për MIA-n.

Sipas tij, që të ofrohet përgjigje adekuate për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.

Sa i përket paralajmërimeve të deputetëve të opozitës se, nuk do të marrin pjesë në punën e koordinimeve dhe në disa seanca, Xhaferi tha se Kuvendi duhet të jetë funksional dhe se kjo është situatë specifike e pandemisë e cila nuk duhet të përdoret për qëllime tjera.

“Gjatë kësaj jave do të kthehen në punë deputetët që kanë qenë të infektuar me Covid-19 apo në vet izolim, kështu që mund të pritet që shumica të ketë 61 vota. Megjithatë, kjo asnjëherë nuk dihet duke pasur parasysh pandeminë, por edhe rrethanat tjera. Propozimi, i cili është me procedurë të shkurtuar, pas votimit të nevojës së miratimit, duhet të kalojë në komisioni dhe më pas të kthehet për votim në seancë plenare”, tha Xhaferi.

Ai deklaroi  se plotësimi i rregullores mund të miratohet edhe pa mbështetjen e opozitës, sepse ka nevojë për një gjë të tillë, duke sqaruar se ka gjëra dhe ligje që janë të kushtëzuara nga pandemia dhe duhet të votohet ndërsa shtoi se, mungesa e mbështetjes së opozitës nuk është në favor të tyre.

Propozimi për ndryshim të rregullores për punë të Kuvendit, me procedurë të shkurtuar, që parasheh kyçje nga distanca në punën e Kuvendit dhe trupave punues të deputetëve me Covid-19 dhe në vet izolim, është vendosur në rend dite në seancën e caktuar për të enjten, 26 nëntor.

Me këtë plotësim të rregullores parashihet në nenin 30 paragrafi 1 i rregullores aktuale të shtohen dy paragrafe të reja 2 dhe 3, të cilat kanë të bëjnë dhe gjendjen shëndetësore dhe si duhet deputeti të veproj.

“Nëse prezenca e deputetit në seancë në Kuvend paraqet rrezik për shëndetin e deputetëve të tjera, deputeti është i obliguar për atë ta njoftojë menjëherë kryetarin e Kuvendit dhe ta njoftojë se në seancë do të merr pjesë dhe vendosë nga distanca. Deputeti njëkohësisht në mënyrë elektronik i dorëzon kryetarit dokument nga organi kompetent me të cilin vërteton se nuk mundet personalisht të merr pjesë në seancë në Kuvend”, thuhet në propozimin për ndryshim të rregullores.

Propozohet që edhe deputetët që do të marrin pjesë nga distanca të konsiderohet si të pranishëm në seancë. Po ashtu, propozohet që në procesverbal të futen edhe deputetët kur në seancë kanë marrë pjesë online. Siç thuhet në këtë propozim, Kuvendi duhet t’i mundësohet deputetit shfrytëzim të teknologjisë të sigurt informatiko-komunikuese për pjesëmarrje dhe vendosje në seancë nga distanca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button