Në Manastir do të ndërtohet një spital modular për trajtimin e 90 pacientëve me Kovid-19

Në Manastir do të ndërtohet një spital modular i cili do të shërbeje për trajtimin e 90 pacientëve të infektuar nga virusi korona, ky është projekt i përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Manastirit, shkruan Portalb.mk.

Ky spital modular do të ketë gjithsej 90 shtretër dhe do të jetë i lokuar pranë spitalit Klinik të Manastirit, shërbimet komunale veçse kanë pastruar terrenin dhe është gati për të filluar punët për ndërtimin e tij.

“Me qëllim që ti përgjigjemi nevojës për zgjerim të kapaciteteve shëndetësore dhe të mundësohet organizimi i hapësirës, në kuadër të parcelës së spitalit klinik, kanë filluar përgatitjet për vendosjen e qendrës modulare për Kovid-19, projekt ky të cilin e realizon Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Manastirit. Dokumentin për planifikim është përgatit nga shërbimet komunale, vetëqeverisja lokale është kyçur edhe në pastrimin e terrenit me mekanizmat e ndërmarrjeve publike” thanë nga Komuna e Manastirit për 360 shkallë.

Ndryshe, aktualisht në repartin Infektiv në Manastir janë të shtrirë 70 persona të infektuar me Kovid-19. Gjatë natës jetën e humbën tre persona, banorë të Demir Hisar, Resnjë dhe Novaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button