RMV, PThP propozoi gjobitjen e tre personave fizik dhe një juridik me nga dy deri pesë mijë euro për organizim ahengjesh në Shkup

Prokuroria Themelore Publike – Shkup propozoi dhënien e gjobave me nga 2,000 euro kundër tre personave fizikë dhe 5,000 euro kundër një personi juridik për organizimin e ahengjeve masive në Shkup, njofton Portalb.mk.

Dy të akuzuarit e parë, baba dhe birë nga Shkupi, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë organizuan një tubim privat – fejesë, në të cilin morën pjesë 30 të ftuar.

“Me këtë, ata kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret dhe urdhrat, të cilat janë masa të caktuara për të parandaluar përhapjen e korona virusit Kovid-19, sipas të cilave është e ndaluar të mbahen tubime dhe ngjarje masive në hapësira ​​të hapur dhe të mbyllura”, tthuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

I akuzuari i tretë, si themelues dhe menaxher i personit të akuzuar juridik – objekt hotelierik, më 3 tetor, veproi kundër ndalimit të organizimit të festimeve-dasmave në pjesën e hapur dhe të mbyllur të objektit dhe Protokollit për hapjen dhe funksionimin e objekteve hotelierike për ushqim.

“Ai lejoi që në objekt të organizohet ngjarje – dasmë, ku morën pjesë rreth 90 persona, me çka vuri në rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ngjarja u vërtetua gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes nga persona të autorizuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, informojnë nga Prokuroria Publike.

Prokurorët kompetentë publik për të personat fizikë të akuzuar propozuan dënim me  para me nga 100 gjoba ditore me shumën e një gjobë ditore të caktuar në 20 euro në kundërvlerë të denarit. Për personin e akuzuar juridik nga ana tjetër, Gjykatës Themelore Penale iu propozua të shqiptojë  gjobë me para prej 300,000 denarësh.

Urdhrat gjobitëse janë për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë perudhës së epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button