Ambasadorja amerikane: Kontestet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhen jashtë procesit të integrimit

Ambasadorja amerikane në vend, Kate Marie Byrnes, shpreson që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

“Kemi shprehur shumë qartë dëshirën tonë që ta shohim konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE e shohim si interes të përbashëkt”, deklaroi ambasadorja amerikane, transmeton Portalb.mk.

Ajo në një intervistë për TV Telma deklaroi se, kontestet bilaterale mes dy vendeve duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit.

“Jemi të zhgënjyer që Bullgaria e bllokon procesin. Me të vërtetë është e rëndësishme dhe ne vazhdojmë të komunikojmë me Bullgarinë dhe me Maqedoninë e Veriut që dy vendet të vazhdpjnë ti zgjidhin kontestet bilaterale jashtë dhe ndaras nga procesi i eurointegrimeve”, deklaroi Byrnes.

Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të kontesteve historike mes dy vendeve.  Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt më 17 nëntor, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Sofja zyrtare kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button