fbpx

Tetovë, transportues me defekte në frenim dhe parregullsi tjera teknike kanë bartur udhëtarë

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar se furgonët me të cilët transportohen qytetarët e komunave përreth Tetovës jo vetëm që nuk janë të ligjshëm, por nuk janë edhe të sigurt në aspektin teknik. Megjithatë, rikujtojmë se ky lloj i transportit ngelet opsioni i vetëm i qytetarëve. Se ky lloj transporti rrezikon jetën e qytetarëve, u vërtetua me aksionin e fundit të SPB-së më 20 nëntor, edhe atë për vetëm 6 orë, policia e vendit ka sanksionuar 24 automjete që kryejnë transport publik të udhëtarëve, për shkak të defekteve teknike, shkruan Portalb.mk

Shoferët e automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve kanë vozitur me defekte në pajisjet e frenimit, me regjistrim të skaduar, parregullsi teknike, mungesë të pajisjeve të nevojshme dhe kështu me radhë.

“Gjatë kontrollit, 24 automjete me defekte teknike (TE-7 dhe GV-17) janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht, kryesisht defekte në  pajisjet e frenimit 11 (TE-7 dhe GV-4). Përveç këtyre, 5 automjete (GV) kanë qenë me regjistrim të skaduar, po aq nuk kanë pasur të kryer kontrollin e rregullt teknik dhe tjera. Shtatëmbëdhjetë automjete me parregullsi teknike (TE-7 dhe GV-10) janë larguar menjëherë nga trafiku dhe për të gjithë shkelësit janë përgatitë parashtresa adekuate dhe do të përballen me gjoba, të cilat për këtë lloji të kundërvajtjes varion nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”, tha Fatmir Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB).

Ky aksion i policisë ka zgjatur nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe kryesisht ka qenë i fokusuar në gjetjen e parregullsive teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, këtu janë përfshirë gjithsej 113 automjete, kryesisht furgona dhe autobusë.

Pse ky lloj transporti në Tetovë?

Banorët e fshatrave përreth Komunës së Tetovës dhe sidomos studentët si shpëtim të vetëm për sigurimin e transportit të tyre viteve të fundit kanë pasur furgonat të cilët në çdo moment janë të pranishëm në secilin cep të qytetit.

Këta automjete zakonisht nuk janë të sigurta nga ana teknike dhe janë shumë të rrezikshme për përhapjen e virusit korona, marrë parasysh faktin se janë të vogla dhe distanca fizike mes pasagjerëve është e pamundur. Megjithatë, është e vetmja zgjidhje për banorët e Tetovës.

“Jetoj në një fshat jo shumë afër Tetovës, ku edhe studioj. Jo, nuk kemi transport publik i cili do të kishte orare fikse, zgjohem çdo mëngjes dhe dal në rrugë pres furgon në mënyrë që të arrijë në ligjërata në kohë, ka raste kur vonohem për shkak se nuk është përshtatur orari i mjetit transportues me atë të ligjëratave, gjithashtu, dimrit është ftohtë, presim jashtë, jo vetëm unë po ka shumë student tjerë si puna ime”, kishte deklaruar student Fisnik Xhelili javë më herët për Portalb.mk.

Foto nga kombi me të cilin udhëtojnë çdo ditë studentët.
Foto nga kombi me të cilin udhëtojnë çdo ditë studentët.

Shoferët e furgonëve ilegal të Tetovës janë në gjendje të përballen çdo ditë me dënime nga ana e policisë mirëpo jo edhe të regjistrojnë bizneset e tyre. Një prej tyre i cili dëshiroi të qëndroje anonim, tha se ka dhjetëra dënime në shtëpi dhe nuk planifikon të regjistrojë biznesin e tij.

“Më kanë dënuar shumë shpesh, në shtëpi kam plot dënime por nuk i paguaj dhe nuk e kam ndërmernd të regjistroj biznesin tim. Shteti në momentin që na dënon për mos regjistrim duhet të siguroje që kur të regjistrohemi, të na del llogaria, jo gjithë fitimin të ja japim shtetit” tha njëri prej tyre.

Deri ku është procedura për sigurimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë?

Me datë 13 nëntor është hapur oferta për kompanitë të cilat pretendojnë ta furnizojnë Komunën e Tetovës me pesë autobusë, në qoftë se procedurat shkojnë sipas rrjedhës së planifikuar, sipas Arifit, deri në vitin e ri tetovarët do të kenë autobusët në dispozicion. Këta autobusë qytetarëve të Tetovës ju kanë kushtuar gjithsej 1,2 milion euro.

Për të mbuluar kostot e pesë autobusëve të Komunës së Tetovës, nga kjo komunë kanë siguruar mjetet përmes linjave kreditore, bëhet fjalë për një shumë prej 72,5 milion denarëve.

“Mjetet janë siguruar përmes linjave kreditore, duke e parasysh se nuk kishim mundësi të investojmë për aq autobusë sa na duheshin. Bëhet fjalë për 72,5 milion denarë për autobusë” theksoi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Arifi është optimiste se kontrata për autobusët do të nënshkruhet para vitit të ri.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Ne jemi në procedurë të furnizimit, kemi pasur procedurë e cila është ripërsëritur pas vlerësimeve të komisioneve dhe këshilltarëve të bankës botërore, ne vlerësojmë që deri në vitin e ri, para vitit të ri do të mbaroje i gjithë procesi i furnizimit, në ndërkohë është duke u realizuar edhe vënia komplete në funksion e ndërmarrjes së transportit publik e cila më pas do të menaxhoje me procesin e funksionimit të këtyre autobusëve, është një projekt i cili me ndihmën e bankës botërore dhe me angazhimin e plotë të administratës tonë dhe administratës bankës botërore, do të jetë në të mirë për qytetarët” tha Teuta Arifi.

Rikujtojmë se deri në këtë fazë edhe herën e fundit arriti komuna e Tetovës dhe më pas dështoi, me arsyetimin se asnjë nga kompanitë ofertuese nuk i kishte plotësuar kushtet për të fituar tenderin përkatës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close