Në përvjetorin e konferencës “e-Shoqëri” mësoni më shumë për shërbimet elektronike ekzistuese në RMV dhe rajon

Nuk ka njohuri të mjaftueshme të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut dhe ende më e vogël është njohuria me shërbimet elektronike të qasshme të cilat i ofrojnë institucionet për qytetarët. Si dëshmitarë të pandemisë globale KOVID-19, mund të theksojmë se qassha drejt transformimit digjital është më se e nevojshme për funksionimin e një shoqërie dhe mund të shohim se si qeveritë nëpër botë, përfshirë edhe të Ballkanit Perëndimorë, të nxitur nga pandemia, janë qasur drejt krijimit apo përmirësimit të pajisjeve dhe shërbimeve elektronike ekzistuese.

Kjo është në përgjithësi konkluza e raportit për gjendjen aktuale dhe udhërrëfyesin për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut, të cilin Fondacioni Metamorphosis e ka punuar në kuadër të projektit “Rritje të pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në sesionin “Lokalizim të Agjendës Digjitale të Ballkanit Perëndimor” të konferencës së 16-të “e-society” me titull “Përfshirja dhe efektiviteti – Qeverisa e mirë dhe interneti”, e cila do të mbahet më 25 nëntor do të flitet për shërbimet elektronike aktuale dhe masat të cilat janë ndërmarrë për rritjen e numrit të tyre dhe përdorimin në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Nëpërmjet fjalimeve të bashkëbiseduesve do të theksohet rëndësia e qeverisjes së mirë dhe roli i Agjendës Digjitale në avancimin e demokracisë dhe fuqizimin e qytetarëve. Do t’u jepet theks proceseve dhe përpjekjeve aktuale të nevojshme për krijimin e kushteve të vërteta për avancimin e rrjeteve digjitale dhe shërbimeve që ata t’i japin rezultatet e dëshiruara.

Më shumë informata për konferencën dhe regjistrimin mund ti gjeni këtu: http://e-society.mk/

Përndryshe, agjenda digjitale është iniciativë e zhvilluar nga Bashkimi Evropian, e cila gjithashtu është e zgjeruar dhe miratuar për 6 shtete të Ballkanit perëndimor. Qëllimi i kësaj iniciative është të sigurojë qytetarët në rajon që tërësisht t’i përdorin përfitimet nga transformimi digjital.

Me Agjendën Digjitale do të mundësohet që qytetarët t’i kenë shkathtësitë e nevojshme që t’u përgjigjen kërkesave të ekonomisë së re dhe do të mundësojë modernizim të administratës publike, përforcimin e sigurisë kompjuterike, rritje të lidhjes dhe përmirësim të klimës ekonomike.

“Konferenca eSociety është e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektet “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” dhe “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” me mbështetje të Bashkimit Evropian. Qëndrimet e shprehura gjatë kësaj konference nuk i shprehin qëndrimet e Bashkimit Evropian”.

Lexo hulumtimin e Portalb.mk për shërbimet elektronike:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button