Shvërgovski largohet nga posti i prokurorit publik shtetëror

Ljupco Shvrgovski, i cili gjashtë vjetë me radhë është në postin e prokurorit publik shtetëror, nuk do të aplikojëpër një tjetër mandat gjashtë vjeçar në këtë detyrë, njoftoi Plusinfo.

Ai vendosi ti rikthehet profesionit të tij të advokatit, por nuk përjashtohet mundësia që Shvërgovski të rikthehet në postin ku ishte deri në vitin 2006 si zëvendës prokuror, në prokurorinë publike në Shkup. 

Mandati i Shvrgovskit përfundon më 24 janar. Për prokuror të përgjithshëm mund të kandidojnë të gjitha prokurorët, ndërsa më pas Qeveria bën një zgjedhje e cila duhet të miratohet nga Parlamenti.

Ndonëse jozyrtarisht, për këtë post janë tre-katër pretendentë, por si kandidati më serioz është Marko Zvrlevski aktualisht prokuror publik në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button