RMV, matura shtetërore do të zhvillohet mes datave 29 maj -14 qershor, dy lëndë të reja në listën e lëndëve zgjedhore

Të tre provimet eksterne të maturës shtetërore nga viti akademik 2020/2021 në sesionin e qershorit do të zhvillohen nga 29 maji deri më 14 qershor. Lista e lëndëve zgjedhore për provimin e tretë ekstern këtë vit është zgjeruar edhe me dy lëndë të tjera – informatikë dhe gjeografi, programet e provimit për të gjitha lëndët do të jenë me përmbajtje të shkurtuar, dhe ka një risi për detyrën projektuese që do të përmbajë një pjesë kërkimore, njofton Portalb.mk.

Deri në fund të vitit, maturantët duhet të paraqiten se me çfarë lloj mature do të japin provimin – maturë shtetërore (për maturantët që planifikojnë të regjistrohen në fakultet); maturë shkollore (për maturantët që nuk do të vazhdojnë arsimin e lartë dhe do të japin provimin para komisionit shkollor) dhe provimi përfundimtar (për maturantët nga arsimi profesional që nuk do të japin provimin e maturës shtetërore). Ata që do të paraqiten për maturën shtetërore duhet të rendisin edhe lëndët me të cilat do të hynë në provim.

Provimi i parë ekstern është i detyrueshëm – gjuha amtare (maqedonase, shqipe ose turke) dhe letërsia, dhe do të jepet më 29 maj 2021. Provimi i dytë ekstern është zgjedhje midis një gjuhe të huaj dhe matematikës. Dhënia e provimit të gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht) është planifikuar për më 5 qershor, kurse më 14 qershor është testi për ata që do të zgjedhin matematikën. Më 11 qershor do të zhvillohet provimi i tretë ekstern, për të cilin maturantët mund të zgjedhin midis 10 lëndëve (estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes dhe për herë të parë për këtë maturë shtetërore – informatikë dhe gjeografia).

Qendra Shtetërore e Provimit (DIC) javën e kaluar formoi komisione, të cilat do të përgatisin pyetjet për provimet e dy lëndëve të reja. Për të qenë në listën e provimeve të maturës, është e nevojshme që një lëndë e caktuar të ndiqet për të paktën dy vjet me një numër të caktuar orësh. Informatika është futur edhe për shkak se është e kërkuar nga nxënësit, sepse shumë prej tyre vitet e kaluara janë interesuar për fakultetet në fushën e teknologjive të informacionit.

Foto ilustrim: cottonbro, Pexels
Foto ilustrim: cottonbro, Pexels

Drejtoresha e Qendrës për Provime Elizabeta Naumovska  tha për MIA-n se materiali i provimit për provimet eksterne të maturës shtetërore do të marrë parasysh programet e shkurtuara mësimore të bëra nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit pasi viti shkollor filloi një muaj më vonë. Programet mësimore, theksoi Naumovska, zakonisht shkurtohen në pjesën e përcaktimit, përsëritjes ose ngjitjes së dy ligjëratave në një, me qëllim që të mbulohen orët e humbura në shtator – mesatarisht rreth tetë orë për lëndë.

“Qendra Shtetërore e Provimeve kërkoi që në pyetjtet për provimin e maturës shtetërore të ketë më pak detaje të leksioneve, veçanërisht nga ato për vitin e tretë të periudhës së pranverës kur filloi pandemia. Maturantët që do të japin provimin e maturës shtetërore, atëherë ishin në vitin e tretë në gjysëmvjetorin e dytë. Gjatë përgatitjes së pyetjeve të provimit, duhet të merret parasysh se nga viti i tretë në gjysëmvjetorin e dytë ata kishin boshllëqe njohurish – disa e kuptuan mësimin si duhet, por disa nxënës jo. Le t’ua bëjmë më të lehtë nxënësve dhe mos tu japim atyre hapësirë ​ të reagojnë, sepse e kuptojmë senë çfarë duhet të punojnë. Por, për këtë vit shkollor, konsideroj se mësimi onlajn po shkon më mirë sesa pritej”, tha Naumovska.

Përveç tre provimeve eksterne, matura shtetërore përfshin edhe një provim intern për një lëndë të zgjedhur nga nxënësit, si dhe një detyrë projektuese, për të cilën tema duhet të shpallet deri të hënën (30 nëntor), kurse do ta dorëzojnë deri në fund të marsit para komisionit të shkollës. Sipas Rregullores për mënyrën e marrjes dhe vlerësimit të rezultateve të nxënësve, tema e projektit duhet të jetë përfundimtare dhe të futet në aplikacionin që kandidati do të paraqesë deri më 31 dhjetor 2020 në shkollë, së bashku me provimet e përcaktuara ekstern, të cilat do t’o japë në sesionin e provimeve të qershorit.

Ka risi edhe për detyrën e projektit në arsimin e shkollës së mesme – maturantët nuk do ta shkruajnë më atë si ese, por do të duhet të përmbajë një pjesë kërkimore, pasi në arsimin profesional detyra e projektit është produkt/prodhim.

Elizabeta Naumovska, drejtore e Qendrës Shtetërore të Provimeve
Elizabeta Naumovska, drejtore e Qendrës Shtetërore të Provimeve

“Qëllimi është t’i mësojmë nxënësit se si të bëjnë mini-hulumtime – mbledhje të të dhënave, përzgjedhja, nxjerrja e përfundimeve. Kjo për shkak se shumë shpesh në gjimnaz tregohen bëhen ese tregues, ndonjëherë shkarkoheshin dhe përktheheshin nga interneti. Në këtë mënyrë ne do t’i përgatisim ata për arsimin e lartë ku hulumtimi është pjesë integrale e seminareve, kollokiumeve, etj.”, thotë Naumovska.

Për mbrojtjen e detyrës projektuese në pranverë, Qendra Shtetërore e Provimeve do të përgatisë protokolle edhe për praninë fizike, ndërsa nëse prezantimet do të jenë në onlajnë,  në varësi nga situata me virusin. Të dyja mundësitë do të jenë në dispozicion, Qendra e provimeve  do t’i ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të marrë vendimin.

Megjithëse ligjërisht vetëm maturantët që japin provimin e maturës shtetërore mund të regjistrohen në fakultet, një gjë e tillë jo gjithmonë është respektuar dhe kontrolluar, kështu që fakultetet me më pak të paraqitur, kanë regjistruar kandidatë me paricipim, të cilët kanë vetëm maturë shkollore.

“Por, këtu është vendosur pikë. Shumë fakultete kanë manipuluar dhe regjistruar nxënës me maturë shkollore, e cila realizohet në shkollë me pyetje të përgatitura nga profesorët e shkollave, e cila është më poshtë se matura shtetërore. Kjo nuk ishte e drejtë për ata që regjistroheshin me maturë shtetërore, shtoi drejtoriesha e QShP-së.

Naumovska gjithashtu kumtoi se Qendra Shtetërore e Provimeve, paralelisht me organizimin e maturës shtetërore 2021, po përgatit ndryshime në dhënien e maturës shtetërore për arsimin profesional katërvjeçar, duke zgjeruar listën me tre lëndë profesionale. Reforma duhet të përfshijë nxënësit që tani janë në vitin e dytë në shkollat ​​profesionale. Koncepti i ri pritet të jetë i gatshëm dhe i qartë deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor për të informuar në kohë nxënësit, me synimin për të lehtësuar hyrjen e tyre në fakultetet në fushën për të cilën ata kanë mësuar.

“Ai koncept për maturë shtetërore në arsimin profesional do të jetë i ndryshëm nga ai i gjimnazit, sepse këtyre nxënësve iu duhen më shumë njohuri dhe aftësi nga profesioni, se sa, le të themi njohuri në filozofi ose sociologji. Ata, deri tani, kanë dhënë të njëjtin provim mature si të gjimnazit. Maturantët e gjimnazit kishin një avantazh sepse kanë më shumë orë në javë në disa lëndë, për shembull në matematikë”, tha Naumovska.

Matura shtetërore në sistemin tonë arsimor zbatohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. Për herë të parë këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë. Në pranverë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosën që gjenerata 2019/2020 të mos ketë provim të maturës dhe u mundësoi maturantëve të regjistrohen në fakultet me certifikatë/vërtetim për përfundimin e arsimit të mesëm.

Naumovska pret që nga 13,000 në 15,000 kandidatë të paraqiten për dhënien e maturës shtetërore në qershor të vitit të ardhshëm. Të dhënat e sakta, Qendra Shtetërore e Provimeve do t’i ketë në janar, pasi të marrin informacionet nga të gjitha shkollat ​​e mesme pasi nxënësit të aplikojnë brenda afatit ligjor – 31 dhjetor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button