fbpx

Trumpi ka pranuar që agjencitë federale duhet të fillojnë tranzicionin e pushtetit

Donald Trump ka pranuar se duhet të fillojë një tranzicion zyrtar i pushtetit, megjithëse ai është zotuar të vazhdojë luftën për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve. Ai tha se agjencitë federale që mbikëqyrin pushtetin “duhet të bëjnë atë që duhet bërë”, njofton Portalb.mk.

Agjencia federale për Shërbime gjenerale administrative (GSA) ka pranuar se Biden është një fitues i qartë. Kjo vjen pasi Miçigani konfirmoi fitoren e Bidenit, e cila duket se ishte goditja e fundit për Trump, proceset gjyqësore të të cilit janë hedhur poshtë njëri pas tjetrit në disa shtetet.

Njoftimi i GSA-së do të thotë që Bideni tani ka qasje në të dhënat më konfidenciale të sigurisë, zyrat dhe zyrtarët qeveritarë ndërsa ai përgatitet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Ai sot edhe zyrtarisht do të shpallë emrat e parë nga kabineti i tij.

“Në interesin më të mirë të vendit tonë, unë i sugjerova Agjencisë për Shërbime të Përgjithshme të bëjë atë që duhet bërë dhe të fillojë protokollet e nevojshme. Të njejtën gjë i thash edhe ekipit tim të njëjtën gjë,” shkroi Trump në Twitter.

 

Ekipi i Bidenit e përshëndeti fillimin e tranzicionit të pushtetit.

“Ky vendim është hapi i nevojshëm që përfundimisht  të fillojmë trajtimin e sfidave me të cilat përballet vendi”, tha ekipi i tij.

Trump nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje, megjithëse Miçigani gjithashtu njoftoi se Bideni fitoi me një diferencë prej 154,000 votash.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close