fbpx

RMV, është shtyrë afati për aplikim për grante për mbështetje të turizmit dhe hotelierisë

Është shtyrë për një javë afati për aplikim për grante publike të cilat i shpalli disa ditë më herët Ministria e Ekonomisë, që ishte pjesë e pakos së katërt të masave të Qeverisë për mbështetjen e turizmit dhe hotelierisë, respektivisht bëhet fjalë për grante për agjencitë e udhëtimit, këndet e lojërave, restorantet e dasmave, klubet e natës, udhëheqësit turistik dhe kthimin e taksës turistike, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot theksoi se arsyeja e shtyrjes së afatit për aplikim është vonesa e vërtetimeve nga ana e Drejtorisë të të Ardhurave Publike.

“Për shkak se gjatë javës së fundit, pasi u publikuan thirrjet publike për masat e granteve vërtetuam se janë vonuar vërtetimet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike , sot ne morëm vendim për zgjatjen e afatit të aplikimit me një javë në mënyrë që të gjithë aplikantët që plotësojnë kushtet të mund të  aplikojnë” theksoi Bekteshi.

Ai shtoi se është e rëndësishme që këto mjete të përdoren nga ata për të cilët janë të destinuara, andaj po merren të gjitha të dhënat e nevojshme.

Qëllimi i këtyre masave është që të përdoren nga ata për të cilët ato janë të destinuara. Kjo është arsyeja pse ne kemi planifikuar kaq shumë fonde, ne e dimë se sa licenca ka për restorante për dasma, sa para janë paguar për taksën turistike dhe sa udhëheqës të besueshëm ka, mbi ato të dhëna ne kemi programuar fondet për këto masa dhe ka para të mjaftueshme për të gjithë “, tha ministri Bekteshi.

Ndryshe, ministri shtoi se vitin e ardhshëm në projekt-buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar 250,000 euro për promovimin digjital të ofertës turistike të vendit në mënyrë që të tërhiqen përsëri turistë të huaj dhe të vizitojnë Maqedoninë e Veriut pas kalimit të pandemisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close