fbpx

Edhe Snapchat vendosi opsionin e ngjashëm si të Tik Tok

Platformës për video të shkurta, Tik Tok, i është shfaqur edhe një konkurrencë globale, nga kur Instagram në gusht e vendosi funksionin “Reels” në aplikacionin e vet, me çka praktikisht ju bëri të mundur përdoruesve të incizojnë dhe publikojnë video të ngjashme me ato të Tik Tok. Në këtë “garë” të videove të shkurta tashmë është edhe Snpachat, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kompania sot informoi se do të lansoje “Spotligjt”, opsionin e ri në aplikacionin e vet në të cilën do të shfaqen video të krijuara nga përdoruesit. Videot do të jenë të gjata deri në 60 sekonda, njëjte si në Tik Tok, ndërsa do të jenë me përmbajtje zbavitëse, për dallim me konceptin e deritanishëm të Snpachat i cili ofronte përmbajtje të ndryshme.

Që të bëje tërheqjen e kreatorëve të videove të shkurtra, të cilët tashmë veçse përmbajtët e tyre i publikojnë në Instagram dhe Snapchat dhe të tjera, kompania thotë se do të paguaje 1 milion dollarë në ditë deri në fund të vitit, para këto të cilat do të ju ndahen përdoruesve videot e të cilëve do të shkojnë virale.

Kjo mënyrë e funksionimit, në qoftë se tregohet e suksesshme, do të vazhdoje edhe në vitin 2021. Paratë çdo ditë do të ju ndahen kreatorëve, postimet e të cilëve do të kenë më shumë klikime. Kreatorët e vetë i paguan edhe Tik Tok.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close