Ndërruan jetë 12 pacientë me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan 645 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa u shëruan 353 pacientë të infektuar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetësisë.

Kosova raportoi se ka 12 618 raste aktive, derisa 926 pacientë kanë ndërruar jetë me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë.

“Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste”, raportojnë nga Instituti.

Instituti sqaroi se rastet e reja janë në Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button