RMV, kallëzim penal për 49 vjeçarin nga Shkupi për punë të papërgjegjshme në kryerjen e detyrës

Kallëzim penal është ngritur ndaj 49 vjeçarit T.A. nga Shkupi, për shkak punës së papërgjegjshme gjatë vitit 2014-të, si i punësuar në Agjencinë e kadastrës së patundshmërive (AKP), transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari, gjatë vitit 2014, në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në AKP, duke vepruar për lëndë të formuar në bazë të shkresës të parashtruar nga ana e personit fizik M.C. nga Shkupi, e cila ka kërkuar nga AKP-ja të realizohet harmonizim i sipërfaqes së pronës në pronësi të saj për KK Orizarë, ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë kryerjes së detyrës së tij”, raportojnë nga policia.

Ai dyshohet se ka bërë përcaktim të gabuar të matjeve dhe kufijtë të parcelës, duke krijuar udhëzim zyrtar me të dhëna të pavërteta.

“Në këtë mënyrë T.A. i ka mundësuar personit, parashtrues të shkresës, pa të drejtë ligjore të fitojë pronë-tokë, me sipërfaqe prej 392 m2 (në vlerë prej 1.965.000 denarë) dhe në të njëjtën kohë nga ana tjetër, i ka shkaktuar dëm material për të njëjtën shumë personit M.B. nga Shkupi, me çka ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 353-v të Kodit Penal”, raportojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button