Bieber: Vetoja bullgare diskrediton BE-në dhe i dekurajon vendet e tjera kandidate

Bllokada e Bullgarisë e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut ka kidnapuar procesin e zgjerimit të BE-së, e cenon kredibilitetin e Unionit dhe i dekurajon vendet e tjera kandidate. Nënshkrimi i deklaratave me të cilat vendet aspirantë dhe anëtare do të obligohen që të mos e bllokojnë rrugën drejt BE-së në raport me çështjet bilaterale duhet të jetë standard, ka thënë për MIA-n, analisti politik dhe eksperti për Ballkanin, Flroian Bieber, transmeton Portalb.mk.

Ai shton se problemi qëndron aty se nuk ka mjaftueshëm vende në BE që janë entuziaste për zgjerimin, që janë të gatshme të bëjnë presion ndaj kolegëve të tyre anëtare, që të tërhiqen prej bllokadave të këtilla.

“Pozicioni bullgar është problematik për tri aspekte. E para, ajo parashtron kërkesë nga Maqedonia, të cilat nuk duhet të jenë subjekt i vendimeve politike dhe presion ndaj vendeve. Pavarësisht se si interpretohet historia, kjo duhet të jetë punë e historianëve, ndryshe për historinë diskutojnë amatorë. E dyta, imponimi i historisë nacionale ndaj tjetrit, është maltretim dhe po ashtu, nuk është në pajtueshmëri me raportet e fqinjësisë së mirë. E treta, çështjet e këtilla nuk duhet të pengojnë rrugën e anëtarësimit në BE, sepse nuk kanë të bëjnë me gatishmërinë e Unionit për Maqedoninë e Veriut. Me atë kidnapohet qasja drejt BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar dy herë deklarata me të cilat janë obliguar që të mos e bllokojnë rrugën drejt BE-së, në raport me çështjet bilaterale”, deklaroi Bieber.

I pyetur se a po përsëritet skenari grek dhe çfarë do të thotë ajo për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, eksperti austriak tha se ky rast është shumë më i ndryshëm, por edhe se do të jetë e vështirë për Bullgarinë që ta mbajë këtë pozicion.

“Është pak më ndryshe, sepse Greqia ka pasur ankesa që nga pavarësia e shtetit. Ndërkaq, edhe pse është e qartë se ka qëndrime të kundërta me Maqedoninë e Veriut, Bullgaria atë nuk e ka vendosur asnjëherë si kusht. Me këtë ajo humb edhe më shumë në kredibilitet. Më tej, Bullgaria është vend anëtar më i dobët i BE-së, me më pak fuqi. Unë do të prisja se do ta ketë të vështirë ta mbaj pozicionin e saj. Borisov është përgjithësisht pragmatike dhe gjithashtu ka tentuar që të mos theksohej apo të mos jetë në konflikt me shumicën e BE-së, si Hungaria apo Polonia”, theksoi Bieber.

Ai tha se vetoja do të reflektojë dekurajim në përmbushjen e agjendës së reformave të vendit, por edhe se do të ketë pasoja për procesin eurointegrues të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt më 17 nëntor, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button