Sindikata e pakënaqur nga marrëveshja me Todorov

Sindikata e Pavarur e Qendrave Klinike deklaroi zyrtarisht se nuk është pajtuar që të bëhet nënshkrimi nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Nikola Todorov, dhe Sindikatës së Mjekëve, i marrëveshjes me të cilën mëtohet të rregullohet çështja me modelin “pagesë sipas pjesëmarrjes”. 

Në një njoftim për media, Sindikata e Pavarur e drejtuar nga mjeku Dr. Dejan Stavriq, është shprehur kundër kësaj marrëveshjeje, që sipas tij, nuk i përmbush kërkesat e grevistëve, sidomos në pjesën e përcaktimit të lartësisë së pagave mujore të specialistëve. 

Sindikata ka bërë të ditur se do të vijojë negociatat me Ministrinë e Shëndetësisë para se klinikat të nënshkruajnë marrëveshjet individuale, me të cilat do të japin pëlqim të bëhet zbatimi i masave të reja. 

“Kjo marrëveshje e nënshkruar nuk është përkrahur nga Sindikata e Pavarur e Qendrave Klinike dhe të Institucioneve të Tjera Shëndetësore në Maqedoni, për shkak se ai nuk është në pajtim me interesat dhe kërkesat tona, të cilat kanë përbërë shkaqet për t’u organizuar greva”, thuhet në njoftim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button