fbpx

RMV, ndryshimet e rregullores së punës së Kuvendit do të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar

Me 61 vota për, asnjë të përmbajtur ose kundër, deputetët vendosën që procedura për propozimin e plotësimit të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar, me çka duhet të mundësohet që deputetët që janë në izolim për shkak se janë infektuar me Covid-19, apo kanë pasur kontakt me person me test pozitiv të mund të kyçen në punë në Kuvend nga distanca apo online, Portalb.mk.

Propozimin, i cili parasheh që deputetët me test pozitiv për Covid-19 dhe me vendim për izolim të mund të shprehen në seanca plenare dhe në seancat e komisioneve, e ka dorëzuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Ky vendim, siç tha Xhaferi duke sqaruar propozimin, nuk do të ndryshojë mënyrën e deritanishme të punës, por vetëm do të mundësojë që këto deputetë të mund të kyçen në punën e Kuvendit, ndërsa me atë do të mundësohet që ai të jetë tërësisht funksionale.

Ai tha se të gjithë ata që kanë vërejtje për propozimi për ndryshim të rregullores së Kuvendit, t’i dorëzojnë ato dhe paralajmëroi se si propozues do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtjet dhe propozimiet.

Sipas Xhaferit, propozimi i cili është me procedurë të shkurtuar, pas votimit të nevojës së miratimit, duhet të kalojë në komisioni, ndërsa më pas do të rikthehet në votim në seancë plenare.

Me këtë plotësim të rregullores parashihet në nenin 30 paragrafi 1 i rregullores aktuale të shtohen dy paragrafe të reja 2 dhe 3, të cilat kanë të bëjnë dhe gjendjen shëndetësore dhe si duhet deputeti të veproj.

“Nëse prezenca e deputetit në seancë në Kuvend paraqet rrezik për shëndetin e deputetëve të tjera, deputeti është i obliguar për atë ta njoftojë menjëherë kryetarin e Kuvendit dhe ta njoftojë se në seancë do të merr pjesë dhe vendosë nga distanca. Deputeti njëkohësisht në mënyrë elektronik i dorëzon kryetarit dokument nga organi kompetent me të cilin vërteton se nuk mundet personalisht të merr pjesë në seancë në Kuvend”, thuhet në propozimin për ndryshim të rregullores.

Në situatë të këtillë, propozohet kryeparlamentari t’i njoftojë të gjithë deputetët. Po ashtu, kryeparlamentari do të jetë i obliguar që në listën e evidentimit ta nënshkruajë deputetin i cili merr pjesë dhe vendosë nga distanca, por edhe me vendimin e thirrjen e seancës t’ju dorëzojë deputetëve njoftim për deputetin i cili në seancë do të merr pjesë dhe do të vendosë nga distanca. Para se të thirr seancë, ai do të duhet të mbaj koordinim me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Propozohet që edhe deputetët që do të marrin pjesë nga distanca të konsiderohet si të pranishëm në seancë.

Po ashtu, propozohet që në procesverbal të futen edhe deputetët kur në seancë kanë marrë pjesë online. Siç thuhet në këtë propozim, Kuvendi duhet t’i mundësohet deputetit shfrytëzim të teknologjisë të sigurt informatiko-komunikuese për pjesëmarrje dhe vendosje në seancë nga distanca.

“Për pjesëmarrje dhe vendosje në seancë nga distanca shfrytëzohet teknologjie e sigurt informatiko – komunikuese e cila mundëson transmetim dhe incizim të fotografisë dhe zërit apo vetëm me zë me cilësi me të cilën mund të vërtetohet sigurt identiteti i personit i cili në seancë merr pjesë prej jashtë nga Kuvendi”, thuhet në propozim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close