Kovid-19 dhe shpërndarja e vaksinës ishin temat kyçe të samiti vjetor të G20-tës

Pandemia e korona virusit dhe shpërndarja e vaksinës ishin çështjet dominuese, në çelje të samitit vjetor të G20-tës, i organizuar këtë vit nga Arabia Saudite, shkruan A2. Delegatë e krerë shtetësh, u detyruan të takohen virutalisht këtë vit, për shkak frikës së infektimit. Në fjalimin e tij, mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”, transmseton Portalb.mk.

Presidenti francez Emanuel Macron, tha se bota ka nevojë për një pergjigjie të koordinuar e të bashkuar për ta luftuar pandeminë. Ai propozoi  krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve më të riskuara në shtetet në zhvillim.

“Sot duhet ti përgjigjemi një krize shëndetësore që kërcënon jetët e miliona njerëzve. Përgjegjësia është historike dhe duhet patjetër të kemi një reagim të efektshëm e të koordinuar. Sugjeroj kritjimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në vendet në zhvillim.”, u shpreh Macron.

Qasja e vendeve të varfra ndaj vaksinës, shqetëson kancelaren Angela Merkel. Në fjalën e saj gjatë samitit, ku liderët premtuan një shpërndarje të drejtë të vaksinës, Merkel paralajmëroi se progresi ishte i ngadaltë. Ajo tha se do trajtonte këtë çështje me aleancën globale të vaksinave GAVI.

“Do të flasim me GAVI-n lidhur e kohën kur do të nisin negociatat, dhe jam e shqetësuar pasi asgjë nuk është bërë deri më tani. Gjermania rrallë qëndron pa bërë asgjë, por Gjermania nuk mund t’i mbajë e vetme në këmbë, aleancat ndërkombëtare. Nuk mjafton të kemi para në banka. Duhet bërë diçka për vendet në zhvillim”, deklaroi Merke

Presidenti rus Vladimir Putin tha se i gjithë njerëzimi duhet të ketë qasje ndaj vaksinës dhe se vendi i tij është i gatshëm tu ofrojë shteteve në nevojë vaksinën Sputnik V.

Një ditë para nisjes së samitit, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres njoftoi se ndërsa 10 miliardë dollarë ishin investuar në përpjekjet për krijimin e vaksinës dhe terapive të tjera, 28 miliardë dollarë nevojiteshin për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave rreth botës. Ai u kërkoi më shumë shteteve të G20 të bëhen pjesë e Covax, iniciativa ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinës në mbarë globin. SHBA ka refuzuar të bëhet pjesë, mes akuzave të Donald Trump se Covax ndikohej nga OBSH-ja, e korruptuar, siç e cilëson dhe Kina.

Vendet e pasura kanë blerë që tani sasi të mëdha të dozave të vaksinës nga firmat farmaceutike. Presidenti francez Emanuel Macron u kërkoi liderëve të G20-tës të veprojnë shpejt, në mbështetje të vendeve të varfra duke dhuruar doza vaksine e duke ndarë të dhënat shkencore.

Por presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se më shumë fonde ishin të nevojshme për të mbushur boshllëkun prej 4.5 miliardë dollarësh në të ashtuquajturin akselerator ACT, mekanizmi që synon të sigurojë qasje për të gjithë ndaj testimeve, trajtimeve e vaksinave kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button