Nimetz optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ndërmjetësi për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metthew Nimetz, pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski është shprehur se ka marrë garanci të fuqishme se zgjidhja e problemit është prioritet i lartë i kreut shtetëror të Maqedonisë. 

Në pyetjen se a ka mundësi të zgjidhet ky kontest, Nimetz është deklaruar në mënyrë eksplicite me “Po”, duke mos folur për idetë dhe propozimet e mundshme.

“Jam i involvuar në këtë çështje nga viti 1994 dhe nuk mund të them se bëhet fjalë për ide tejet të reja. Por, gjërat po ngrihen në nivele të tjera dhe në kontekste të tjera dhe konsideroj se ekziston çdoherë mundësi për kreativitet dhe të vihet deri në konkluzion pozitiv”, tha Nimetz./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button