Ka ndërruar jetë ikona e muzikës popullore shqipe, Ismet Peja

Pas mesnate, në moshë 83-vjeçare është ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore, Ismet Peja.

I biri i të ndjerit, Visar Peja, në një intervistë në programin e mëngjesit në Klan Kosova ka bërë të ditur se problemet shëndetësore ishin të pa përballueshme për babain e tij.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate ka ndërruar jetë. Ishte një sëmundje që nuk arriti ta përballoj, një sëmundje që e ka pasur prej shumë më herët por iu ripërtëri”.

“Mosha e bëri të vetën dhe kësaj radhe nuk doli fitues”.

“Prej 2 nëntorit nuk ndihej mirë pasi pati një atak në zemër dhe në tru në të njëjtën kohë. Me ndihmën e mjekëve u munduam që ta rehabilitojmë por ishte e pamundur. Derisa java e fundit apo tre ditët e fundit ishim më të rënda dhe mbrëmë dha frymën e fundit”, deklaroi Peja.

Mes lotësh Visari kërkoi falje që nuk po arrin të flas për shkak të dhimbjes që ndjen.

Ismet Peja ka lindur më 27 prill 1937. Ai ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button