Të dhënat kanë zbuluar se vaksina Kovid e Oksfordit-AstraZeneca ka deri në 90 përqind efikasitet

Sipas të dhënave, vaksina e korona virusit Oksford-AstraZeneca, e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të mbrojë 70.4% të njerëzve që të mos e marrin virusin Covid-19 dhe deri në 90% nëse përdoret një dozë më e ulët, njofton Portalb.mk.

The Guardian, shkruan se Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca kanë njoftuar se vaksina e tyre është efektive në parandalimin e shumë njerëzve që të sëmuren dhe është treguar se funksionon në grup-mosha të ndryshme, përfshirë të moshuarit. Ka indikacione të hershme që gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Ky lajm nga ana tjetër sipas BBC-së, përbën triumf dhe zhgënjim, pasi vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tregojnë për 95 për qind mbrojtje, transmeton BBC.

“Njoftimi i sotëm na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat dhe t’i japim fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi”, ka thënë arkitektja e vaksinës, Sarah Gilbert.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë privilegj të jem pjesë e kësaj përpjekje multi-nacionale, e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën”.

Universiteti i Oksfordit tha se analiza e ndërmjetme nga faza e tretë e provave të vaksinës tregoi se efikasiteti i vaksinës së tyre është 70%. Por kjo erdhi nga kombinimi i rezultateve të dy regjimentve të ndryshme të dozimit, njëra prej të cilave ishte 90% dhe tjetra ishte 62%. Regjimenti 90% përfshinte fillimisht një dozë gjysmë dhe më vonë një dozë të plotë të vaksinës. Analiza e përkohshme u bazua në 131 infeksione midis pjesëmarrësve që morën vaksinën dhe atyre në një grup kontrolli të cilëve iu dha gjilpërë e meningjitit.

Në një deklaratë, prof Andrew Pollard, drejtor i grupit të vaksinave të Oksfordit dhe udhëheqësi kryesor i studimi të vaksinës së Oksfordit, tha: “Këto zbulime tregojnë se kemi një vaksinë efektive që do të shpëtojë shumë jetë. Ne kemi zbuluar se një nga regjimetet tona të dozimit mund të jetë rreth 90% efektiv dhe nëse përdoret ky regjiment dozimi, më shumë njerëz mund të vaksinohen me furnizim të planifikuar të vaksinave.

“Njoftimi i sotëm është u bë i mundur vetëm falë vullnetarëve të shumtë në provat tona dhe ekipit të zellshëm dhe të talentuar të studiuesve në të gjithë botën.”

Ai tha se nëse njerëzve fillimisht iu dha një gjysmë dozë e vaksinës së Oksfordit e pasuar nga një dozë e plotë një muaj më vonë, ata kishin 90% mbrojtje.

“Ka vetëm një aluzion në të dhënat në këtë moment që ata që e morën atë regjiment me mbrojtje më të lartë, tregoi se ekziston një mundësi se ishte gjithashtu në gjendje të zvogëlojë infeksionin asimptomatik,”  tha Pollard për programin BBC Radio 4 Today.

“Jemi të kënaqur me rezultatet. Te vullnetarët që morën dy doza ‘të larta’ të vaksinës, mbrojtja ishte 62%, por kjo u rrit në 90% kur një dozë “e ulët” u pasohej nga një “e lartë”. Është e paqartë pse ekziston një ndryshim i tillë, por kjo do të thotë që duhet të shperndahen shumë më shumë doza”, tha Andrew Pollard.

Në krijimin e vaksinës është shfrytëzuar një virus i modifikuar gjenetikisht.

Qeveria britanike ka porositur deri më tani 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button