fbpx

Priftërinjtë dhe hoxhallarët do të dënohen për dhunë në familje nëse japin deklarata që gruaja duhet t’i shërbejë burrit, do të ketë dënime edhe për institucionet shtetërore

Nga 1.000 deri në 5.000 euro do të gjobiten ministritë për punë të brendshme, punë dhe politikë sociale, shëndetësi, drejtësinë, qendrat për punë sociale, prokuroritë, komunat nëse nuk veprojnë sipas kompetencave të sakta që ua jep atyre Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, të cilin duhet ta votojnë deputetët.

Nga 100 deri në 500 euro është gjoba për drejtuesit e qendrave për punë sociale, për ministrat, prokurorët dhe drejtuesit tjerë në organet shtetërore, nëse nuk e trajtojnë viktimën e dhunës në familje siç shkruhet në ligj, ose nëse nuk ofrojnë kushte dhe politika të tilla si është shkruar saktësisht si përgjegjësi e tyre, transmeton SDK.mk.

Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska, i cili nënshkroi projektligjin, thotë se dhuna duhet të ndalet dhe ligji është bërë pikërisht për atë qëllim, me masa konkrete dhe precize, të cilat nuk kanë ekzistuar kurrë në vendin tonë.

“Këtu gjithmonë ka pasur dhe do të ketë dhunë ndaj grave, nëse nuk ndërmarrim asgjë si shtet. Rrah e gjithë Maqedonia, rrahin intelektualë, njerëz të shkolluar. Po rrahin në Pehçevën time, po rrahin në Shkup, në Tetovë… Dhunës në bazë gjinore dhe në familje duhet t’i jepet fund”, është e vendosur Shahpaska.

Në mënyrë që të parandalohet hedhja e topit dhe gratë viktima të dhunës në familje të mos lihen në mëshirën e burrave që i rrahin ato, ligji saktë i ka saktësuar veprimet e policisë, pas një raporti të dhunës me bazë gjinore. Në të tregohet se si duhet të veprojnë qendrat sociale, të si duhet ambulantet, spitalet, nëse një grua ka pësuar dhunë fizike, psikologjike, seksuale dhe të tjera.

Në rasti se raportohet dhunë në bazë gjinore ndaj grave dhe dhunë në familje, oficeri i policisë duhet menjëherë të mënjanojë rrezikun e menjëhershëm dhe serioz për jetën, integritetin fizik dhe psikologjik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj. Kur vlerëson në vend se ekziston rrezik i lartë i menjëhershëm dhe serioz për jetën, integritetin fizik dhe mendor të viktimës dhe fëmijëve, ai do të privojë nga liria autorin, në përputhje me ligjin.

Oficeri i policisë duhet ta shoqërojë gruan në institucionin më të afërt mjekësor, ose ta shoqërojë atë ndërsa paketon sendet personale nga shtëpia e përbashkët me dhunuesin.

Për të ndaluar dhe për t’i dhënë fund rrahjes dhe të gjitha formave të tjera të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, gjykata është e detyruar në mënyrë ekspres, pa mbajtje të seancës, të shqiptojë masë paraburgimi për autorin e arrestuar dhe jo si deri tani ai është lënë ta përsërite krimin me muaj dhe vite.

Ministritë e punës dhe politikës sociale, shëndetësisë, punëve të brendshme dhe drejtësisë janë forca që do të bartë zbatimin e ligjit, por edhe Parlamenti, kryetarët e komunave, komunat, OJQ-të dhe shoqatat. Sindikatat do të duhet të kryejnë kërkime mbi dhunën ndaj grave në vendin e punës, dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve me më shumë se 10 të punësuar do të duhet të organizojnë trajnime mbi dhunën e bazuar në gjini dhe dhunën në familje.

Gjykatat dhe prokuroritë do të duhet të mbajnë statistika të veçanta për dhunën në familjen dhe ndaj grave. Ligji nën termin “grua” nënkupton edhe vajzat nën 18 vjeç.

Media, stafi arsimor, Agjencia për shërbime mediatike, por edhe kishat dhe xhamitë kanë detyrimin të promovojnë një politikë kundër kësaj lloj dhune dhe të mos e miratojnë atë.

Ky ligj shkon deri atje sa që do të ndëshkojë komunitetet fetare nëse ato e mbështesin dhunën ndaj grave.

Një prej peshkopëve të KOM-së kohët e fundit tha: “Fatkeqësisht, shumë martesa janë divorcuar nga krenaria, sepse të gjithë duan të komandojnë, duke harruar se koka e shtëpisë është burri, dhe gruaja është e nënshtruar ndaj burrit”.

Neni 45 i ligjit do ta ndalonte këtë, duke thënë: “Kishat, bashkësitë fetare dhe grupet fetare kanë detyrimin të përmbahen nga deklarata, njoftimeve ose shpallje që justifikojnë dhunën si rezultat i një religjioni, kulture, tradite ose zakoni”.

Për herë të parë, viktima do të ketë të drejtën të paraqesë një padi para një gjykate civile për të përcaktuar përgjegjësinë për mosveprimin me kujdes të duhur të të gjithë personave që janë të detyruar sipas këtij ligji të veprojnë në një mënyrë të tillë.

Viktimat e dhunës në familje kanë të drejtë për kompensim për dëmin material dhe jo-material në përputhje me ligjin.

Me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe nga dhuna në familje do të krijohen shërbime të specializuara nën organizatat joqeveritare, të cilat do të sigurojnë mbrojtje për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre nën anonimitet, nën patronazhin e Ministrisë së punës dhe çështjeve sociale. Fëmijët do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, por jo nga shtëpia.

Autorët e dhunës, për të cilët do të ketë menjëherë masë paraburgim, do të gjykohen jo sipas këtij, por sipas Kodit penal. Por, ata në përputhje me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave, do të duhet të shkojnë në trajtim të detyrueshëm psikologjik dhe rehabilitim, i cili gjithashtu futet për herë të parë në vendin tonë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close