fbpx

ASH reagoi ndaj urimit të Pendarovskit: Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj urimit të presidentit Stevo Pendarovski lidhur me Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe duke thënë se shpresojnë që të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, transmeton Portalb.mk.

“Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.  Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njëjtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjerë. Këto gjeste të bëjnë mëndje hapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut. Por, jashtë festave gjithmonë! Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?! Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjinën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur”, thuhet në reagimin e ASH-së.

“Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?! A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?”, thuhet më tej në reagimin e ASH-së.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close