Në 24 orët e fundit 35 pacientë të rinj janë pranuar në Qendrat për Covid në Shkup, ku gjithsej 474 persona po mjekohen

Në 24 orët e kaluara, 35 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat për covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej  474 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për covid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, thanë nga Ministria e shëndetësisë dhe shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Sipas të dhënave nga kjo ministri, në 24 orët e fundit në klinikat interne kishte gjithsej 20 pranime, një pacient u shtrua në spital në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe TBC, 5 në Qendrën për Covid të Klinikës së Neurologjisë, 7 pacientë u shtruan në Klinikën për Dermatologjisë, 2 në Klinikën për Nefrologji dhe 5 në qendrën e sapohapur të Klinikës për Sëmundjet e Syrit. Në qendrën kovide në spitalin “8 Shtatori” kishte 5 pranime të reja të pacientëve dhe 10 persona u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Në 24 orët e fundit, 9 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht, 24 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Lëkurës në Qendrën për Covid, 37 në Klinikën e Neurologjisë, 54 pacientësh me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC, 26 pacient po trajtohen në Klinikën Gastroenterohepatologji, në Qendrën për Covid në Klinikën për nefrologji aktualisht janë 24 pacientë, dhe Klinika për Sëmundjet e Syrit ka 12 pacientë.

Në spitalin “8 Shtatori ka gjithsej 108 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 159 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët – Kozle ka 30 pacientë, nga të cilët 9 fëmijë dhe 21 të rritur.

“Përkundër numrit të madh të pranimeve dje, kishte vende të lira deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë të lirohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe spitalin “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit,” thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme prej 3109 teste për Kovid-19 të kryera, në Maqedoninë e Veriut 1182 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërkaq 25 kanë humbur betejën me këtë sëmundje, ndërsa 707 pacientë u shëruan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button