MPB: 685 gjoba për mosmbajtjen e maskës dhe sanksione për 334 shoferë në Shkup

Në territorin e RMV-së gjatë 24 orëve të fundit, 685 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës dhe gjithsej 334 sanksione janë shqiptuar për shoferët  në territorin e Qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut, që i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e vendit tonë gjatë 24 orëve të fundit, 685 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona. Gjithashtu u sanksionuan edhe 334 shoferë, prej tyre, 24 janë sanksione për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, dhjetë masa u shqiptuan për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 33 për përdorim të telefonit celular, 20 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, 70 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 56 automjete u hoqën nga shërbimi “karrotrec”. Vazhdojnë kontrollet e përforcuara në komunikacion edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat për siguri më të madhe në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button