Policia raportoi për të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Çair

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut sot raportoi në lidhje me të shtënat që ndodhën dje në mesditë në një nga rrugët më të frekuentuar në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Më 20 nëntor në ora 14:55 në SPB në Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri para një dyqani në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup”, raportojnë nga MPB-ja.

Policia sqaroi se në rrugën “Cvetan Dimov”, e njohur si Çairçanja, janë gjetur gjashtë gëzhoja të plumbit dhe një plumb i pashfrytëzuar.

“Në lidhje me ngjarjen, jan ftuar tre persona në stacionin policor dhe po merren masa e caktuara për zbardhjen e rastit”, deklarojnë nga MPB-ja.

Ndryshe, dje në mesditë pati të shtëna në mesditë, në kohën kur kjo rrugë është tepër e ngarkuar, si me automjete ashtu edhe me këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur në praninë e shumë udhëtarëve të rastit, pa dallim moshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button