RMV, ministria raportoi për gjendjen e spitaleve që pranojnë pacientë me Kovid-19

Në gjithë qendrat e shëndetit që pranojnë pacientë të infektuar me Kovid-19 ka gjithsej 825 pacientë që janë kryesisht në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Raportohet se në spitalin e Manastirit kemi të shtrire 75 pacientë me Kovid-19, derisa në Shtip 56 pacientë, në repartin infektiv në Tetovë 39 pacientë, 62 në Veles, 106 në Kumanovë, 110 në Ohër, 113 në Prilep, 49 në Gostivar, 28 në Strugë, 95 në Strumicë, 24 në Koçani, 17 në Kërçovë, 41 në Kavadari dhe 10 pacientë në Gjevgjeli.

Ministria e shëndetësisë sqaroi se në gjithë vendin, duke përfshirë edhe Shkupin, në spitale po shërohen 1292 pacientë të infektuar me Kovid-19.

“Ka rreth 120 shtretër të lirë në qendrat e kovidit. Gjatë ditës po bëhet regjistrimi i pacientëve të shëruar, ashtu që do të lirohen shtretër shtesë”, njoftojnë nga ministria.

Ndërkohë u pranuan gjithsej 36 pacientë tjerë në qendrat për Kovid-19 në Shkup, duke shkuar numri në 467 pacientë që po trajtohen vetëm në Shkup, derisa raportohet se janë edhe 25 vende të lira.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut përkundër rritjes së kapaciteteve spitalore për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, filloi të shfaqet krizë në lidhje me mungesën e shtretërve për pacientët e infektuar në gjendje të rëndë shëndetësore. MSH-ja planifikon rritjen e kapaciteteve përmes bashkëpunimit me spitalet private.

“Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe zhvilloi takim pune me pronarët e spitaleve private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika”. Bisedimet ishin konstruktive, a spitalet private shprehën qëndrim pozitiv në lidhje me shfrytëzimin e resurseve të tyre nga shteti në lidhje me trajtimin e pandemisë”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button