fbpx

Kosova refuzoi kërkesën e Vuçiqit që ta vizitojë Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy zyrtarëve të tjerë serbë, raporton REL.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se kërkesa e presidentit Vuçiq, ministrit të Mbrojtjes, Alleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën, vjen në një kohë kur në Serbi po kryhen gërmime pas gjetjeve të mbetjeve mortore “të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas”.

Sipas saj, kërkesa për vizitë në Kosovë të zyrtarëve serbë është “ofendim më tepër se provokim”.

Vetë ministrja Haradinaj-Stublla kishte bërë kërkesë që të shihte nga afër gërmimet në Kizhevak të Serbisë, ku dyshohet për varrezë masive dhe sipas saj, kjo vizitë shtyhet “për një kohë tjetër”.

“Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet?”, ka thënë Haradinaj-Stublla, njoftoi MPJD përmes një komunikate për media.

Ndryshe, këtë javë në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close