RMV, akoma i hapur konkursi për 3 mijë bursa studentore, derisa nxënësit dhe studentët e muzikës subvencionohen me 100 mijë denarë

Studentët në Maqedoninë e Veriut mund të aplikojnë deri më 30 nëntor për bursa të kategorive të ndryshme, derisa studentët dhe nxënësit e muzikës mund të marrin deri 100 mijë denarë për blerjen e instrumenteve muzikore, transmeton Portalb.mk.

“Ministria bën kthimin e pjesës së paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikorë”, raportojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH), duke sqaruar se do të financohen edhe 25 instrumente tjera për studentët.

Mbështetje financiare mund të fitojnë nxënësit e vitit të katërt dhe studentët e vitit të dytë, tretë dhe katërt, duke i plotësuar kriteret e përcaktuara nga ministria.

MASH-i sot sqaroi se deri më 30 nëntor do të jetë i hapur Konkursi për 3 mijë bursa studentore në katër kategori të ndryshme, derisa rezultatet e Konkursit do të shpallet më 21 dhjetor. Vlerat e bursave studentore lëvizin nga 3.300 denarë deri 18 mijë denarë në muaj për studentët e kimisë, fizikës dhe matematikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button