RMV, dje u dënuan 334 shoferë vetëm në Shkup, derisa 704 qytetarë për mungesë të maskës në gjithë vendin

Në territorin e qytetit të Shkupit më 20 nëntor janë dënuar gjithsej 334 shofer të automjeteve për shkeljet e ndryshme të rregullave të trafikut, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja sqaroi se 24 dënime janë për shkak parregullsive teknike dhe regjistrimit të automjetit, 10 për shkak alkoolit, 33 për përdorimin e telefonit, 70 për parkim të parregullt, 56 për marrjen e veturës nga “merimanga”, derisa 20 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Për mosmbajtje të maskës në vendet e caktuara, në Maqedoninë e Veriut dje janë dënuar 704 qytetarë.

Ndryshe, vetëm në Komunën Qendër në qytetin e Shkupit, janë regjistruar 68-të dënime, prej tyre 5 për shkak mungesës së patentë shoferit, 4 për shkak veturës së paregjistruar, 2 për mungesë të pajisjeve dimërore dhe 9 për shkak alkoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button