Fotoja e Zaharievës – studente, është e rreme

Një fotomontazh ku shfaqet ministrja bullgare të Punëve të Jashtme ka qarkulluar në disa profile të përdoruesve të FB dhe Twitter kinse nga ditët e saj si studente. Ekaterina Zaharieva shfaqet në një pozë provokuese, gjysmë e zhveshur, e cila i krijon një përshtypje bazuar në përmbajtje të pavërtete – keqinformim, shkruan Vërtetmatës.mk.

Një postim në Facebook në faqen “Cirku Politik” tregon një foto të montuar, duke u munuar t`i manipulojë përdoruesit që bëhet fjalë për Ministren Bullgare Ekaterina Zaharieva në ditët e saja si studente.

Në fotografi është shkruar një tekst:

Zaharieva, Qyteti Studenti – Sofje, blloku 7, dhoma 1212, kati i 12-të. Kush e mban mend, le të urojë…

“Vërtetmatësi” bëri verifikim të fotos përmes një kërkimi të thelluar në internet dhe doli me faktet e mëposhtme:

1. Fotoja u botua për herë të parë në 2013 dhe u ribotua atë vit disa herë në disa faqe në internet që ofrojnë përmbajtje pornografike ose janë faqe takimesh ose faqe eskortësh.

Fotoja e rreme e Zaharieva.
Fotoja e rreme e Zaharieva.

2. Fotoja vazhdoi të mbetet virale edhe në 2015, dhe më pas ripostuar çdo vit në të njëjtat faqe të tilla rregullisht, deri në vitin 2018, në mars, prill dhe maj. Nuk është publikuar në Internet që nga ajo kohë, dhe shumica e vendeve ku është botuar ose nuk ekzistojnë ose janë fshirë.

3. Sipas titujve të shumicës së postimeve, bëhet fjalë për një vajzë nga Azia, ose nga Pakistani, ose nga India.

4. Analiza e fotos tregon se ajo është plotësisht identike me foton si në postimin që po rishikojmë, me përjashtim, koka e vajzës në postim është montuar me kokën e një gruaje që duhet të duket si Ekaterina

Foto: pjesë e fotos origjinale të vajzës së panjohur. Bazuar në këto fakte, ky postim mund të shënohet si një postim me një fotografi të rreme – montazhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button