RMV, U shpallën fituesit e konkursit për mësimdhënësit me resurse më të hapura arsimore

Fondacioni Metamorfozis i shpalli fituesit e këtij viti në Konkursin “RHA mësues/mësuese të arsimit fillor për vitin 2020” janë Keti Naumoska, Jugosllav Spasiq dhe Aleksandra Bllazhevska, transmeton Portalb.mk.

Naumoska është pjesë e shkollës fillore “Kuzman Josifoski-Pitu”-Kërçovë, Spasiq në SHFK “Kerste Misirkov”-Kumanovë, ndërsa Bllazhevska në SHFK “Jan Amos Komenski”-Shkup.

Ngjarja është transmetuar edhe online.

Projekti “Iniciativa për resurse të hapura arsimore” të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis ka për qëllim që të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të opinionit akademik për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button