Në Kosovë ndërruan jetë 11 pacientë me Kovid-19

Kosova në 24 orët e fundit regjistroi 855 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 1,930 testeve , derisa janë shëruar 748 pacientë të infektuar, transmeton Portalb.mk. Raportohet se janë 12,220 raste aktive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç)”, raporton Instituti kombëtar i shëndetit.

Instituti raportoi se rastet e reja janë në: Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Në Kosovë nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 32,877 raste nga 127 722 teste, derisa janë shëruar 19 772 pacientë, ndërsa 885 kanë ndërruar jetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button