RMV, opozita e lëshoi sallën parlamentare, Xhaferi: Po mbizotëron vendimi politik kundrejt nevojës së përgjithshme të qytetarëve

Kuvendi sot mbajti seancën e 21-të në të cilën u sollën një sërë propozim vendime për publikimin e shpalljeve publike, me të cilat do të emërohen anëtarë në komisione të caktuara, në Komisionin Shtetëror për Ankesa sipas furnizime publike, në Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe komisionit të agjencisë për komunikime elektronike, transmeton Portalb.mk.

Deputetët votuan me procedurë të shkurtuar propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për ndertin.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi tha se qëllimi i këtij propozim ligji është që të parashikohet ndërtim efikasi i ndërtimeve modulare për kryerje të veprimtarisë shëndetësore, për shkak të ballafaqimit me pasojat nga koronavirusi dhe precizimit të procedurave për nxjerrjen e vërtetimeve për persona juridik të huaj. Vendimet bazë janë në drejtim të ndërtimit efikas të spitaleve modulare dhe zbatim efikas të procedurave për nxjerrjen e vërtetimeve për persona juridik të huaj. Ai kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë ligj për shkak të situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë me Covid-19.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski vlerëson se ky ligj është i vonuar, por është mirë që miratohet. Ai shtoi se nuk ka dorëzuar amendamente në interes të urgjencës dhe theksoi se VMRO-DPMNE nuk do ta bllokojë sjelljen e këtij ligji.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën parlamentare, ndërsa kryeparlamentari, Talat Xhaferi tha se janë dakorduar që sot të vazhdojnë seancat 20 dhe 21, ndërsa ligjet që kanë të bëjnë me standardin e nxënësve dhe studentëve janë të lidhur me masat anti-kovid. Ai përkujtoi për gjendjen shëndetësore në vendi dhe shtoi se mbizotëron vendimi politik kundrejt nevojës së përgjithshme të qytetarëve dhe institucioneve. Ai theksoi se është në shërbim të qytetarëve dhe jo të partive politike.

“Vendimi politik i opozitës është legjitim në aspektin politik. Vlerësoj se nuk përshtatet me gjendjen aktuale me koronavirus dhe i ftoj publikisht që ta rishqyrtojnë këtë, të paktën në këtë periudhë në të cilën të gjithë ne së bashku, pozita dhe opozita, qytetarë, vende, rajone dhe e gjithë bota po përballemi me pasoja të pandemisë me Covid-19. Besoj se në një situatë të këtillë, nuk ka hapësirë për betejë të ndërsjellë partiake dhe politike”, theksoi Xhaferi.

Më pas, ai ka ndërprerë seancën dhe paralajmëroi se deputetët në mënyrë shtesë do të informohen për vazhdimin e saj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button