Dimitrov: Nëse Bullgaria tërhiqet, do të duhet të gjejmë mënyra të tjera që të evropianizohemi

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov thotë se do të propozojnë bisedime me Bullgarinë, por nuk do të ketë negociata për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.

Dimitrov në intervistë për gazetën austriake “Der Standars”, pas vetos bullgare, tha se nëse procesi i anëtarësimit në BE bie në problem bilateral për historinë dhe ajo bëhet më e rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe ngjashëm, atëherë ai do të bëhet proces i cili nuk do të evropianizon, por proces që ballkanizon, transmeton Portalb.mk.

“Nëse procesi ynë i qasjes bie as shumë në problemin bilateral që diskutimet për historinë të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, mjedisi dhe energjia, atëherë ai nuk është proces i cili evropianizon, por proces që ballkanizon. Për këtë, neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjetë të miqve që janë këtu të na ndihmojnë dhe duhet të parashtrojmë qëllime të qarta dhe të punojmë në ato qëllime. Sepse, nuk do të duhej të humbim kohë”, deklaroi Dimitrov.

I pyetur se a do të ndërpresin bisedimet me qeverinë bullgare dhe do të presin të ndërrohet qeveria në Sofje, ai tha se bisedimet do të vazhdojnë,

“Ne edhe më tej do të bisedojmë me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe në pfarë gjuhe flasim. Ajo është pjesë e një procesi historik dhe jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit. Ndërsa nëse Sofja nuk tërhiqet, do të duhet të gjejmë mënyra të tjera me të cilat do të evropianizohet vendi ynë”, tha Dimitrov.

Ai përkujtoi se për pretendimet bullgare për të “ashtuquajturin komb maqedonas”, si dhe atë se gjuha maqedonase është dialekt bullgar, nuk do të duhej të kishte hapësirë në shekullin 21.

“Asnjë vend tjetër nuk ka bazë juridike për hapjen të çështjeve të cilat janë në qendrën e sovranitetit tonë. Gjuha jonë është çështja jonë. Ndërsa vendosja e gjuhës dhe identitetit të fqinjit në pikëpyetje , nuk është fqinjësi e mirë, ndërsa sinqerisht në vitin 2020 nuk është as e denjë”, tha ai.

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt më 17 nëntor, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button