RMV, Kovid-19 për nëntë muaj solli dëme të mëdha në transportin e udhëtarëve në vend (Infografik)

Si pasojë e pandemisë Kovid-19, transporti i udhëtarëve në vend po thyen rekorde negative. Trafiku ajror, transporti hekurudhor, transporti ndërurban dhe ndërkombëtar me autobusë, si dhe transporti publik në qytete, po shënojnë rënie të madhe të numrit të udhëtarëve të transportuar gjatë nëntë muajve të parë të vitit, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës, njofton Portalb.mk.

Në periudhën janar-shtator 2020, transport urban-ndërurban kanë përdorur 31.210.000 udhëtarë, dhe vetëm në tremujorin e tretë, janë transportuar 9.186.000 udhëtarë. Ky rezultat paraqet rënie në vëllimin e transportit prej mbi 21 milionë udhëtarë krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë me transportin publik në qytetet e Maqedonisë kanë udhëtuar 52.849.000 udhëtarë.

Numra të këqinjë identikë vërehet edhe në transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, përmes të cilit në nëntë muajt e parë të vitit janë transportuar gjithsej 2.243.000 udhëtarë. Në të njëjtën periudhë në 2019, gjithsej 4.866.000 udhëtarë kanë udhëtuar me autobusë dhe furgonë midis qyteteve dhe jashtë vendit, gjegjësisht pandemia kovid-19 arriti të ulë numrin e udhëtarëve të transportuar për më shumë se dy herë. Ulja më e madhe prej gati pesë herë është regjistruar në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Trafiku hekurudhor i udhëtarëve ka regjistruar një rekord historikisht negativ. Krahasuar me 401.000 udhëtarë të transportuar me tren të vitit të kaluar, në nëntë muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar vetëm 189.000 udhëtarë të transportuar, pa asnjë pasagjer të vetëm që ka udhëtuar jashtë vendit me tren këtë vit.

Më në fund, trafiku ajror në vend për herë të parë në dekadën e kaluar ka parë rënie të numrit të udhëtarëve të transportuar. Vitin e kaluar, në periudhën janar-shtator 2020, me aeroplan kanë udhëtuar 2.043.228 udhëtarë, ndërsa këtë vit transporti ajror u ul në 631.791 udhëtarë të transportuar nga të dy aeroportet.

Të dhënat statistikore tregojnë dëm të madh nga pandemia kovid-19 edhe në transportin e mallrave. Ulja e vëllimit të mallrave të transportuar në nëntë muajt e parë të vitit regjistrohet në transportin rrugor të mallrave, transportin ajror dhe transportin hekurudhor të mallrave.

Portalb, tashmë ka shkruar për humbjet që i pësoi aero-transporti në vend si dhe për kompanitë e transportit si rezultat i krizës me koronën që i goditi gjithë botën. Pasoja nga kovid-19 kanë edhe NQP- Shkup dhe transportuesit privatë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button