RMV, pas notimit për tremujorin e parë, mësuesit që kanë kushte mund ta zhvillojnë mësimin nga shtëpia

Treqind mësues dhe 85 nxënës që ndjekin orët mësimore me prani fizike janë të infektuar me korona virus. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, përsëriti se sistemi arsimor është i qëndrueshëm dhe nuk ka transmetim të virusit në shkolla, njofton Portalb.mk.

Pas formimit të notave për tremujorin e parë, deri më 20 nëntor (sot), pritet që shumë mësues, orët mësimore t’i zhvillojnë nga shtëpia, gjegjësisht që drejtorët mund t’i lejojnë mësuesit që kanë kushtet të punojnë nga shtëpia. Mësuesve u kërkohet një deklaratë me të cilën konfirmon se i kanë të gjitha kushtet për të dhënë mësim nga shtëpia.

“Ministrja Carovska në një takim me drejtorët e shkollave informoi për mundësinë që puna e mësuesve të organizohet nga shtëpia me pëlqimin paraprak të vetë drejtorëve. Në këtë drejtim, u bënë ndryshime në Planin për organizimin e vitit shkollor 2020/2021, i cili u botua në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe u nda me shkollat”, thonë nga Ministria e Arsimin dhe Shkencës.

Aktualisht, mësuesit, orët online i mbajnë nga shkolla. Qëllimi i masës për të mbajtur orët mësimore nga shtëpia është parandalimi i përhapjes së virusit.

Ndryshe, muajin e kaluar Carovska si arsye për mbajtjen e mësimit nga shtëpia përmendi faktin që është e pa nevojshme  që të nxehet e gjithë klasa për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje IT.

“Bisedojmë me kryetarët e komunave për racionalizimin e fondeve, për të mos humbur para në ngrohjen e një klase të tërë për një mësues, ndërsa ato para mund të përdoren për të blerë pajisje IT. Kur të marrim vendimin, ne do të informojmë publikun,” pati deklaruar ministrja, pasi kishte vizituar Shkollën fillore Ljupço Santov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button