fbpx

Joe Biden ka fituar në Xhorxhia duke marrë 16 votat e saj elektorale

Fitorja e zotit Biden, shkruan Zëri i Amerikës, rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016.

Biden tani ka 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump.

Trump fitoi Xhorxhian në vitin 2016, duke marrë 5 përqind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Në vitin 2020, demokratët u përqendruar shumë në këtë shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit. Të dy vendet e Senatit në Xhorxhia kanë shkuar në balotazh, duke rritur më tej profilin politik të shtetit.

Xhorxhia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close