Ndërroi jetë pas komplikimeve nga Kovid-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej vdiq këtë mëngjes si pasojë e infektimit me Covid-19, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar dje papritmas, njofton Portalb.mk.

90-të vjeçari Irinej, i pagëzuar si Miroslav, ishte shtruar në një spital ushtarak në Beograd më 5 nëntor pasi doli pozitiv për korona virus. Ai më 1 nëntor udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, i cili gjithashtu vdiq nga kovid-19.

Gjatë ceremonisë në fjalë në Podgoricë, askush nuk mbante maskë dhe disa nga të pranishmit puthnin trupin e Amfilohije, i cili ishte vendosur në një arkivol të hapur.

Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor, po ashtu për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga korona virusi.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 Nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 Nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar, ku mes tjerash, thuhej se kishin marrë pjesë edhe mjekët rusë në trajtimin e tij.

“Gjendja e përgjithshme e shenjtërisë së Tij Patriarkut të Serbisë z. Irinej u përkeqësua, si pasojë e Kovid-19. Këshilli i Përhershëm i Mjekëve në prani të mjekëve nga Federata Ruse pas analizave laboratorike të bëra këtë  mëngjes, u arriti në përfundimin se përkeqësimi i këtij  ishte si pasojë e Kovid-19 dhe se gjendja shëndetësore e Patriarkut Serb Irinej është e ndërlikuar, por e qëndrueshme”, thuhej në njoftimin e datës 19 nëntor.

Irinej u zgjodh si udhëheqësi i 45-të  i Kishës Ortodokse Serbe në vitin 2010, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Pavle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button