Apple lançon iOS 14.2.1 për të zgjidhur disa probleme me iPhone 12

Nëse keni një iPhone 12, mbase duhet të përditësoni sa më parë në iOS 14.2.1. versioni më i fundit i sistemit operativ është lançuar edhe pse aktualisht është i disponueshëm për modelet e fundit të iPhone si iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 mini, shkruan Pcworld.al.

Sipas informacioni të ofruar nga Apple, iOS 14.2.1 adreson këto probleme: mesazhet MMS nuk arrijnë destinacionin, pajisjet Made for iPhone kanë probleme cilësie me zërin, ekrani i kyçjes – Lock Screen – ngrihet në iPhone 12 mini.

Disa përdorues të iPhone 12 kanë raportuar probleme me mesazhet SMS të cilët nuk vinë në panelin e njoftimeve. Të tjerë janë ankuar për cilësinë e zërit ndërsa të tjerë për ekranin e kyçjes.

Nëse një prej këtyre problemeve ju ka prekur juve, atëherë duke përditësuar në iOS 14.2.1 do të shpëtoni prej tyr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button