fbpx

RMV, Vetëm 11.7% e kompanive realizojnë shitje online, 54.5% kanë faqe zyrtare në internet

Në Maqedoninë e Veriut, 97.3 % e kompanive me më shumë se dhjetë të punësuar përdorin kompjuter, derisa 96.9% kanë qasje në internet, transmeton Portalb.mk.

Vetëm 54.5% e kompanive me dhjetë e më shumë të punësuar kanë faqen e tyre zyrtare në internet, sipas Entit shtetëror të statistikave, ndërsa 54.5% kanë të publikuar përshkrimin e produktit ose shërbimit dhe listat e çmimeve.

Në 11.7% e kompanive realizojnë porosi online (rezervime), ndërsa vetëm 5.6% e kompanive kanë mundësi të dizajnojnë produktet/shërbimet (psh. ngjyra, madhësia, forma). Enti sqaroi se 6.2% e kompanive me mbi dhjetë të punësuar kanë kryer shitje online përmes rrjetit kompjuterike, ndërsa 5.5% përmes ueb faqes.

Enti raportoi se vetëm 11.7% e këtyre kompanive kanë të punësuar specialist të TIK-ut, ndërsa 12.5% kanë ofruar trajnime për zhvillimin e aftësive të TIK-ut. Në transport dhe magazinim, vetëm 6% e kompanive kanë të punësuar specialist të TIK-ut, ndërsa ueb faqe kanë vetëm 35.1% e kompanive të këtij sektori, duke u radhitur sektori me karakteristikat më të dobëta.

Ndryshe, Jeton Shaqiri, ministri për shoqëri informatike dhe administratë,  theksoi se në shtyllën e tretë të buxhetit për vitin 2021, do të ketë 60,624,000 denarë kryesisht për digjitalizimin e shërbimeve në administatë, duke ofruar qasje më të shpejtë, lehtë dhe efikase për qytetarët.

Në Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të këtij vitit kanë pasur qasje në internet gjithsej 79.9% e shtëpive, derisa në vitin e kaluar kanë pasur qasje 81.8% e shtëpive.

“Nga numri i përdoruesve të internetit, gjatë 12 muajve të kaluara, 40.1% kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit, ndërsa shumica prej tyre, ose 36.4%, kanë blerë veshje ose pajisje sportive”, raportojnë nga Enti.

Sipas të rinjve të anketuar nga Portalb, rrjetet sociale kanë krijuar varësi të madhe në jetën e tyre pasi një pjesë të madhe të kohës e kalojnë aty. Nga njëra anë sipas tyre ato ndikojnë në mënyrë negative duke shkaktuar probleme si mungesë të aktivitetit fizik, çrregullime të gjumit madje dhe depresion, ndërsa nga ana tjetër në mënyrë pozitive duke ju ofruar relaks dhe zbavitje.

Ndryshe, në fund të muajit tetor në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjisë 5G, së bashku me Keit Kraç, nënsekretarin amerikan për çështje ekonomike, energjetikë dhe mjedisin jetësor në SHBA.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close