fbpx

RMV, Boki 13-të kërkoi ndryshimin e gjykatëses në rastin “Aleanca ndërkombëtare”

Bojan Jovanovski – Boki 13 sot në seancën gjyqësorë për rastin “Aleanca ndërkombëtare” ku u prezentuan dëshmitë material, kërkoi që të ndryshohet gjykatësja e rastit, Sofçe Gavrilova Efremovska, transmeton Portalb.mk. Rasti do të vazhdojë më 25 nëntor.

Kërkesa bazohet në atë se kjo gjykatëse ishte pjesë e Trupit gjykues në rastin “Reket”, ku ishte i akuzuar-dënuar pikërisht Boki 13, për keqpërdorimet në punën e Prokurorisë speciale publike (PSP).

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me miliona euro. Në këtë rast akuzohet edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski-babai i Boki 13, Jasna Mandiq dhe Kristina Bllazhevska.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Ndryshe, Bojan Jovanovski nga fundi i muajit tetor do të dërgohet në shtëpi për të vuajtur masën e paraburgimit shtëpiak, ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit pasi që paraprakisht Boki ishte hospitalizuar në spitalin “Naum Ohridski” në Shkup për shkak të komplikimeve pas një operacioni që kishte pasur paraprakisht.

Boki është i akuzuar edhe në lëndën “Bashkimi Ndërkombëtarë” ku akuzohet për mashtrim dhe larje të parave. Në paraburgim ai ndodhet nga data 15 korrik, ku u burgos në pikën kufitare “Bogorodica” në Greqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close