RMV, ka ndërruar jetë një 35-vjeçar me KOVID-19, paraprakisht kishte ikur nga spitali

Mbrëmë, në Spitalin Klinik të Manastirit ka ndërruar jetë një 35-vjeçar nga Manastiri, i cili paraprakisht vullnetarisht e ka lëshuar spitalin dhe me automjetin e tij ka shkuar në shtëpi, ku gjoja për të pushuar ka pirë barna për qetësim. Pastaj nuk është çuar dhe familja e ka thirru Ndihmën e Shpejtë dhe është kthyer në spital ku janë ndërmarrë masat që t’i ndihmohet, por pacienti ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

“Pacienti dje paradite kur është ndarë ushqimi ka ikur nga Reparti Kovid ku edhe ka qenë i hospitalizuar. Për arratisjen është njoftuar sigurimi, MPB dhe drejtori i Spitalit Klinik të manastirit, por edhe epidemiologu. Pastaj, në ora 18:02 pacienti është sjellë me automjet të Ndihmës së Shpejtë dhe ekip mjekësor në gjendje të rëndë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas rrëfimeve të ekipit të urgjencës, pacienti me veturë private ka shkuar në shtëpi që gjoja të flejë dhe pushojë dhe ka pirë barna për gjumë dhe qetësim në sasi të panjohur.

“Familja e ka thirru Ndihmën e Shpejtë, e cila menjëherë ka ardhur në shtëpi dhe kanë dhe kanë filluar me terapi, por s’ka pasur efekt, pas së cilës është sjellë në Klinikën Infektive. Nga ana e ekipit kujdestar të Repartit Kovid janë ndërmarrë masa reanimimi, por nuk ka pasur përgjigje të favorshme terapeutike. Në ora 18:45 ka ndërruar jetë me fotografi klinike të insufiencës së rëndë kardiorespiratoriale dhe ndalim të punës së zemrës. Në sistem nuk ekziston futje të komorbiteteve”, informojnë nga Ministria.

Pacienti më 13 nëntor është paraqitur në ambulancë, me simptoma të temperaturës së lartë trupore, kollitje. I është dhënë terapi dhe i është dhënë rekomandim për izolim dhe caktim për testim nëpërmjet mjekut amë. Më 16 nëntor sërish është paraqitur për kontroll, i është dhënë terapi ampluare, por për shkak të progresit të gjetjes, frymëmarrje të rënduar, temperaturë, temperatura, paraqitje të brohopneumonisë është hospitalizuar. Më 17 nëntor është marrë bris dhe është konstatuar se është pozitiv në KOVID-19.

Nga SPB Manastir, kumtuan se kanë asistuar gjatë kthimit të pacientit mbrapa në spital.

“Mjeku është paraqitur në SPB Manastir dhe ka paraqitur se dje një person pozitiv në KOVID-19 është arratisur nga institucioni. Ai është gjetur nga zyrtarët policor dhe është thirru Ndihma e Shpejtë që të transportohet mbrapa në Manastir”, njoftojnë nga SPB Manastir.

Deri më tani, në Manastir nga KOVID-19 kanë ndërruar jetë 65 të prekur, prej të cilëve 43 në këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button