BE dhe Fondi Evropian për Investime miratuan një linjë të kredisë për Bankën Silk Road SHA Shkup në vlerë prej 5 milion euro

Bashkimi Evropian dhe Fondi Evropian për Investim kanë miratuar një linjë të dytë multilaterale të kredisë për Bankën Silk Road SHA Shkup në vlerë prej 5 milion €.

Falë garancës EaSI, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të realizuar në emër të tij nga Fondi Europian për Investime (FEI), Banka Silk Road SHA Shkup, do të ketë mundësi që të lëshojë mikro kredi deri në 5 milion € për mikro-kompanitë në Maqedoninë e Veriut. Huazimet sipas kësaj marrëveshjeje do të jenë në dispozicion për kompanitë që kanë më së shumti 9 të punësuar. Qarkullimi vjetor i kompanisë duhet të mos kalojë 2 milion €, transmeton Portalb.mk.

“Fondet alokohen nga buxheti i Progamit të Bashkimit Europian për Punësim dhe Inovacion Social (“EaSI”), që synon që të mbështesë objektivin e BE-së për nivele të larta të punësimit dhe mbrojtjes përkatëse sociale, përderisa luftohet përjashtimi social dhe përmirësohen kushtet e punës. Boshti i mikrofinancave dhe sipërmarrësisë sociale i programit EaSi ofron mbështetje për ndërmjetësit financiar që ofrojnë mikro hua për sipërmarrësit apo financa për sipërmarrjet sociale. Qëllimi është që të rritet qasja në mikrofinanca, që përfshin mikrokreditë dmth huatë deri në 25,000 €, sidomos për personat e rrezikuar dhe mikro-sipërmarrjet”, thuhet në kumtesën e dërguar nga ana e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Për këtë qëllim, Banka Silk Road ka krijuar pakon e produkteve Bizz UP të destinuar për financimin e kategorive të rrezikuara të klientëve si dhe ndërmarrjeve fillestare dhe kompanive në fazën e tyre zhvillimore me një histori operative deri në 36 muaj. Pas nënshkrimit të marrëveshjes të bashkëpunimit me Fondin Europian të Investimeve (FEI), Banka Silk Road si një ndërmjetës financiar do të mbështesë financimin e këtyre kategorive të klientëve në tregun e brendshëm, përmes fondeve nga Programi për Punësim dhe Inovacion Social (EaSI) të financuar drejtëpërdrejtë nga Bashkimi Europian. Pakoja Bizz UP përbëhet nga disa produkte mikrofinanciare, siç janë tejkalimi, kreditë për nevojat e kapitalit qarkullues dhe huatë për investime.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë që të ofrojmë këtë lloj të mbështetjes për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor, sidomos për mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet fillestare të cilat shpesh përballen me vështirësi serioze në qasjen e financave dhe janë goditur më së rëndi nga pandemia. Garancitë e mbështetura nga BE do i mundësojnë Bankës Silk Road që të ofrojë hua në kushte më të favorshme për nevojat e kapitalit të tyre qarkullues dhe investimeve. Në këtë mënyrë, ne i ndihmojmë kompanive që të mbajnë likuiditetin, të mbështesin vendet ekzistuese të punës dhe të krijojnë mundësi gjithëpërfshirëse të punësimit në një periudhë afatgjate”, ka theksuar Alain Godard, Shefi ekzekutiv i FEI.

Sipas këtij programi, Komisioni Europian mbështet mikrofinancat dhe financat e sipërmarrjes sociale me mjete të përgjithshme prej 193 milion € për periudhën 2014-2020. Qëllimi është që të rritet qasja në mikrofinanca dmth deri në 25.000€ në muaj, sidomos për grupet e rrezikuara dhe mikro sipërmarrjet. Përveç kësaj, për herë të parë, Komisioni Europian gjithashtu mbështet sipërmarrjet sociale me investim prej deri në 500,000€.  Mbështetja për mikrofinancat dhe sipërmarrjen sociale është realizuar së pari përmes Garancës EaSI, që do u mundësojë ofruesve të mikro kredive dhe investitorëve të sipërmarrjeve sociale që të arrijnë sipërmarrësit të cilit nuk do të kishte mundësi tjetër për t’u arritur për shqyrtim të rrezikut. Komisioni Europian ka zgjedhur FEI për të realizuar Garancën EaSI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button