Shtip, pacientja ndërroi jetë nga Kovid-19 edhe pse kishte pesë teste negative

Në repartin Infektiv në Shtip ka ndërruar jetë një 55 vjeçare, edhe pse kishte paraprakisht pesë teste negative për Kovid-19, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Nënën e kemi varrosur si të vdekur prej Kovid-19. Në repartin Infektiv tre ditë e kanë trajtuar si e infektuar me virusin korona, ndërkaq të gjitha testet për këtë i kanë rezultuar negativ. Ajo kishte këputësi dhe ishte e përgjumur. Mjeku amë na drejtoi për në repartin Infektiv, ku edhe ja matën temperaturën trupore që i rezultoi 36,1 mirëpo vetëm pse e dërgova atje më thanë se do ta pranojnë si të sëmurë nga virusi korona dhe ashtu do ta trajtojnë” tha i biri i saj i cili dyshon në diagnozën

Nga Qendra për Shëndet Publik theksojnë se pneumonia pleumonare trajtohet si për virusin korona dhe shkaku i vdekjes konsiderohet të jetë Kovid-19, ndërkaq nga Spitali Klinik theksojnë se pacientja ishte në gjendje të rëndë njëjte siç e kanë të sëmurit nga Kovid-19.

“Pacientja kishte koll, pneumoni masive dhe disa simptome karakteristike të Kovid-19. U vendos në mbështetje oksigjeni, i është dhënë antibiotik, terapi me vitamina dhe antikoagulante, përkundër këtij trajtimi, pacientja ndërroi jetë” kumtuan nga Spitali Klinik i Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button